Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nën gjurmët e babait: Rrugëtimi i Orli Shukës nga Akademia e Arteve te “Gangs of London”

10:24 17/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Orli Shuka është sot një emër i njohur për publikun ndërkombëtar falë rolit të tij në serialin e suksesshëm të Netflix, “Gangs of London”. Por për një brez më të hershëm, ai është djali i aktorit dhe pedagogut të njohur të Akademisë së Arteve, Agim Shuka, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur në vitin 1992.

I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës në Syri Tv, Shuka rrëfeu se ndihet me fat që ka ndjekur gjurmët e të atit. “Jam me fat që ndjek rrugën e babait. Është profesioni më i bukur në botë. Mundohem të shoh rrugëtimin e tij. E kam si hije”, tha ai.

Prej 27 vitesh jeton në Londër, ku ka ndërtuar karrierën e tij në kinemanë britanike, pa humbur përulësinë. “Jam me këmbë në tokë”, shtoi ai. Pas studimeve në Akademinë e Arteve në vitet 1995–1998, Orli Shuka pati rastin e parë të madh në vitin 2012 me filmin “Hyena”. Ai kujton se u përzgjodh rastësisht në rrugë për audicionet dhe pasi kaloi disa prova, regjisori e konfirmoi në rol. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Spanjë dhe i hapi dyert për projekte të tjera.

Në rrëfimin e tij, Shuka u ndal edhe te kujtimet për babain. “Kur ikën babai, të ikën dielli. Më la 16 vjeç. Ishte në kulmin e karrierës, 50 vjeç. Do të doja të më shihte sot, ndoshta do të bëhej krenar. Ka realizuar mbi 70 role në teatrin e Vlorës, ndërsa në vitin 1982 u bë pedagog i Akademisë së Arteve. Ishte autoritar, por unë e mbaj mend të qeshur”, tha aktori.

Sot, e gjithë familja e tij jeton në Londër. “Edhe motrën e mamin i kam aty, jetojmë afër njëri-tjetrit. Jam martuar me një aktore, jemi njohur në Akademinë e Arteve. ‘Aktore e kërkoi babai, aktore mori edhe i biri’, them me të qeshur”, tregoi ai. Orli është baba i dy vajzave, njëra prej të cilave studion për fizikë, ndërsa tjetra ka zgjedhur rrugën e aktrimit.

Shuka kujtoi edhe përvojën e tij në filmin “War Machine”, ku rolin kryesor e mbante Brad Pitt. “Vinte me katër sozi. Ai bënte vetëm pjesën ballore, pjesët e tjera i realizonin të tjerët. Ishte një përvojë e madhe, edhe në praninë e Angelina Jolie”, u shpreh ai.

Megjithatë, aktori nuk ka pranuar gjithmonë çdo ofertë. Ai tregoi se kishte refuzuar një rol që lidhej me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për shkak të temës mbi trafikun e organeve. “E refuzova, nuk mund ta bëja atë rol”, tha ai.

Përsa i përket projekteve të ardhshme, ai konfirmoi se pas tre sezoneve të suksesshme, “Gangs of London” do të rikthehet me një sezon të katërt vitin e ardhshëm. Ndërkohë, për shkak të fokusit të kinemasë te konflikti Rusi–Ukrainë, Shuka ka interpretuar disa role si rus. “Kam bërë katër role, tani do të bëj të pestin. Pas dy muajsh do të udhëtoj në Kore për një tjetër projekt”, zbuloi aktori shqiptar.

Nga Vlora në Akademinë e Arteve, nga kujtimet e babait te karriera ndërkombëtare, rrugëtimi i Orli Shukës mbetet një dëshmi e lidhjes së fortë mes trashëgimisë familjare dhe pasionit për aktrimin.

Të tjera

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar
Aktualitet

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt një nga kuvendet më të rëndësishme në...

11:06 02/03/2026
Para
Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Tragjedia në Valbonë, humb jetën turisti holandez pasi ra në humnerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.