Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kritikat për mungesën totale të avionëve zjarrfikës në Shqipëri, ndërkohë që vendi po digjet në çdo cep. Në vend të një përgjigjeje konkrete, ai ka zgjedhur të sulmojë ata që ngrejnë zërin, duke i quajtur “piromanë verbalë” dhe duke u përpjekur t’i diskreditojë përmes një loje fjalësh të bazuar në… ChatGPT.
Në një përpjekje qesharake për të bindur publikun se problemi nuk është ai vetë, Rama ka ndërtuar një përgjigje të tërë rreth një pyetjeje drejtuar inteligjencës artificiale, e cila, sipas tij, e mbështet në bindjen se “piromanët verbalë” janë ata që “krijojnë tension dhe konflikt”. Me pak fjalë, qeveria që s’ka as avionë, as plan, as ndërgjegje, ka vendosur që faji për zjarret është te ata që flasin për zjarrin.
Ndërkohë, ministri Niko Peleshi ka shtuar edhe më tej absurditetin, duke deklaruar se blerja e një avioni zjarrfikës të tipit “Canadair” nuk ia vlen, sepse sipas tij përdoret vetëm tre muaj në vit dhe kushton 50 milionë euro.
Por ndërsa ata luajnë me fjalët dhe shpikin arsye për të mos bërë asgjë, ne bëmë atë që qeveria nuk bën dot: një plan të thjeshtë, të zbatueshëm, të përballueshëm për Shqipërinë.
Kur vidhen miliarda nga buxheti, nuk ka asnjë arsye të mos gjenden 10 milionë euro për të parandaluar tragjedi të tilla.
2 avionë të përdorur AT-802 Fire Boss, gati në treg.
1 helikopter i mesëm me qira sezonale, me bambi bucket.
10 autobote 4×4 dhe 10 pickup ndërhyrje të shpejtë me depo uji.
300 sete PPE, 200 pompa shpine, 200 radio digjitale për ekipet.
20 dronë me termal dhe 30 kamera termike në pika të larta.
Qendër e vetme dispeçerie me alarme satelitore publike në kohë reale.
10 mijë hektarë pastrim shkurresh dhe rripa zjarri në zonat e kuqe.
6 pilotë të huaj të kontraktuar për sezonin dhe nisje trajnimi për pilotë vendas.
Investim fillestar kushton rreth 8 deri 10 milionë euro për blerje dhe pajisje. Sa i përket kostos vjetore të operimit, rreth 4 deri 5 milionë euro për karburant, mirëmbajtje, qira helikopteri, parandalim dhe pagesa sezonale të ekipeve.
Kaq mjafton që vatrat të kapen brenda orëve të para, jo të kthehen në katastrofë kombëtare.
Dhe meqë Rama futi në lojë edhe ChatGPT-në për të goditur kritikët, ja dhe kundërpërgjigjja që ChatGPT i bën Edi Ramës: