Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në qeli por ‘aktiv’, Fredi Beleri mesazh Ramës: Luani dallohet nga thonjtë

18:07 16/08/2023
Reading Time: 5 min lexim

Teksa ndodhet në qeli Fredi Beleri, kyrebashkiaku i pabetuar i Himarës, iu është përgjigjur me anë të një postimi në Facebook, kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi protestën e mbajtur për burgosjen e tij u shpreh “të mos digjet jorgani për një plesht”.

Beleri tha se deklaratës së kreut të qeverisë, do i përgjigjet me fjalën e urtë greke “Luani dallohet edhe nga thoi”.

“‘I miri’ Edi Rama i referohet një fjale të urtë shqiptare duke kërkuar “të mos digjet jorgani për një plesht”. Më lejoni t’i them një fjalë të urtë greke: “luani dallohet edhe nga thoi”,”- shkruan Fredi Beleri në postimin e tij.

Gjithashtu Beleri shprehet se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore, por që ai është i vetmi i arrestuar dhe i lënë në paraburgim.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve, nën akuzë për blerje votash, pas publikimit të disa videove dhe audio përgjimeve.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit

Pabesi  (mashtrim)

Sot lexova një postim shumë të bukur (megjithëse të çuditshëm e fjalëshumë). E ka shkruar një politikan i mirë dhe modern që siç pashë quhet Edi Rama. Ka të ngjarë të jetë sinonim i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, i cili një javë para zgjedhjeve vendore të majit 2023 më quajti publikisht “armikun e tij personal” dhe më ofendoi në mënyrë vulgare, duke më quajtur kokërr injoranti, llum, plehër e të tjera sharje të ngjashme. Me siguri do të jetë sinonim sepse i “miri” Edi Rama shkruan ndryshe dhe i referohet një vendi tjetër që nuk është Shqipëria.

“I miri” Edi Rama u shqetësua nga tubimi madhështor në Himarë, më 14-8-2023, për lirimin tim. Thotë se tubimi u organizua nga politikanë grekë. Besoj se nuk e ka kuptuar mirë. Tubimi u organizua nga qytetarë të Shqipërisë, me origjinë greke dhe shqiptare, ku veç të tjerëve, folën edhe kryebashkiakët nga Greqia. Ishin këta qytetarë të Shqipërisë, që pavarësisht atyre që bëri kryeministri Rama, nuk u trembën por më votuan dhe më zgjodhën kryetar bashkie në muajin maj.

“I miri” Edi Rama i referohet vetëm faktit që kam edhe shtetësinë greke. Ai harron (ashtu sikurse kryeministri Rama) që kam lindur në Himarë, jam me origjinë greke dhe flas greqisht. Greqisht flasin të gjithë në familjen time, sikurse flet shumica e popullsisë së Himarës. Pavarësisht gjithë kësaj, Shqipëria nuk pranon faktin që në Himarë jeton një minoritet etnik grek. Ajo njeh vetëm praninë e grekëve në bashkitë Finiq dhe Dropull. Ngritja e flamurit grek nuk është një e drejtë që na e ka dhënë kryeministri Rama. Ajo ka ndodhur që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe ka qenë kusht që Shqipëria të njihet nga Lidhja e Kombeve.

“I miri” Edi Rama flet për problemet që ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë me të drejtat e pronësisë. Ai padyshim nuk e di që adashi i tij kryeministër, Edi Rama, nga e gjithë vija bregdetare e Shqipërisë, ka caktuar vetëm Himarën si zonë investimesh strategjike për turizmin. Në Himarë grabiten pronat e grekëve, jo në zona të tjera të Shqipërisë. Vetëm në Himarë kemi “investitorë strategjikë” që rezulton të jenë të gjithë miq të kryeministrit Edi Rama…

“I miri” Edi Rama nuk do ta ketë mësuar që në këto 33 vite (d.m.th që nga rënia e komunizmit) që po dëgjojmë për krime elektorale është arrestuar vetëm një person, ai jam unë dhe unë jam me origjinë greke.

“I miri” Edi Rama, gjithashtu, nuk do ta ketë mësuar se në zgjedhjet bashkiake të majit u raportuan 35 raste parregullsishë zgjedhore. Vetëm unë jam arrestuar dhe më ka lënë në paraburgim.

“I miri” Edi Rama me të drejtë thotë se SHBA dhe Evropa mbështetën reformën në drejtësi në sistemin gjyqësor shqiptar. Por duke qenë se gjithçka gjykohet nga rezultati, në rastin tim është e qartë se gjërat në drejtësi nuk po shkojnë mirë pasi:

– Policia më përgjoi me metodat e sigurimit të Hoxhës, të cilat janë të ndaluara që në vitet 1990, duke rekrutuar një person të dënuar për mashtrim,

– Prokurorja që më pas urdhëroi policinë për të kryer përgjimet nuk kishte kompetencën për të urdhëruar këtë përgjim,

– Gjatë momentit të arrestimit nuk isha duke kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, rrjedhimisht nuk ekziston flagranca,

– Gjyqtarët që nisën procesin ndaj meje ishin të gjithë ish-drejtues apo miq të afërt me Partinë Socialiste Shqiptare.

– Në asnjë moment të përgjimeve të jashtëligjshme nuk rezulton se jap para për të blerë vota.

– Prokurorja e Gjykatës së Posaçme të SPAK-ut ka përdorur një dokument të falsifikuar të gjoja dënimit tim në të kaluarën, kur në dëshminë e penalitetit, e cila lëshohet elektronikisht, rezultoj i padënuar.

– Për një korrupsion të pretenduar prej 40 000 lekësh (380 euro) kam tre muaj që jam në paraburgim. Për analogji, sa shekuj duhet të burgosen dhjetëra bashkëpunëtorë të Ramës të ndjekur penalisht për korrupsion?

“I miri” Edi Rama i referohet një fjale të urtë shqiptare duke kërkuar “të mos digjet jorgani për një plesht”. Më lejoni t’i them një fjalë të urtë greke: “luani dallohet edhe nga thoi”. Nuk nevojitet të shohim shumë. Nga ajo që ka bërë kryeministri Rama në rastin tim, mund të nxjerrim konkluzione të vlefshme për gjendjen e përgjithshme të drejtësisë dhe shtetit ligjor në atdheun tim Shqipëri.

Së fundi, “i miri” Edi Rama thotë se grekët dhe shqiptarët janë “një fytyrë, një rracë”. Ndoshta po, ndoshta jo. Megjithatë, Rama si kryeministër sigurisht tregon se është “një fytyrë, një rracë” me Erdoganin. Edhe Erdogani flet për drejtësi të pavarur dhe kërkon që vendimet e tij të respektohen.

Duke përfunduar, “i miri” Edi Rama thotë le të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj e pashqetësuar. Le t’i thotë pastaj kryeministrit Edi Rama të më lërë të betohem si kryetar bashkie. Kjo nuk është punë e drejtësisë. Është vendim i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Po pres Edi Rama!

 

 

Të lidhura

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi
Aktualitet

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Një tjetër rast tronditës dhune mes të miturve ka ndodhur në zemër të Tiranës, ku dy vajza të moshës 12...

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles
Bota

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të forta pas një postimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth...

19:53 09/06/2025
Para
Horoskopi sot, 12 gusht 2023

Horoskopi sot, 17 gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.