Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në krizë financiare, Inceneratori ‘gëlltit’ edhe 179 mln lekë nga taksat tona/ Shuma i zbritet ‘furnizimit me ujë’

13:40 02/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Qytetarët shqiptarë mund të rijnë edhe pa ujë të pijshëm, ose edhe pa kanalizime të ujërave të zeza, sepse më i rëndësishëm për qeverinë është kalimi i fondeve për bizneset “me leverdi”, siç janë edhe inceneratorët e mbetjeve.

Megjithëse në kohë pandemie dhe krize të thellë ekonomike, madje në një moment kur është e detyruar që të anulojë edhe disa nga PPP-të më të rëndësishme të klientëve të saj, qeveria nuk e kursen dorën kur bie fjala për Inceneratorin.

Ky duket se është një biznes me shumë leverdi, madje përfitimi i tij duket se ka ngrohur xhepat e shumë qeveritarëve, ende pa nisur mirë projekti i ndërtimit.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet fakti që qeveria, vetëm dy ditë më parë i ka kaluar 179 milionë lekë projektit të inceneratorit, ku jo vetëm emra biznesmeësh të dyshimtë, si Mirel Mërtiri apo Klodian Zoto, por edhe emra ministrash si Ahmetaj e Klosi, apo dhe kryebashkiakë si Veliaj, përfliten si të lidhur ngushtësisht me këtë investim.

Dhe paratë për t’ia kaluar si “investim mbështetës” projektit të inceneratorëve, qeveria i ka gjetur duke “qethur” fondin e “Furnizimit me ujë dhe kanalizime”.

Vendimi në fjalë merret në fillim të vjeshtës, periudhë e karakterizuar nga reshjet dhe që edhe ditët e fundit krijuan përmbytje në disa prej qyteteve të vendit.

Por jo vetëm kaq, ky fond ishte i parashikuar edhe për furnizimin me ujë të qytetarëve, të cilët edhe pse në 2020-ën, vijojnë të presin ujin me orar.

Por duket se kjo nuk ka rëndësi për qeverinë, e cila me një vendim ka firmosur shkurtimin e njërit fond dhe kalimin e tij për “Menaxhimin e mbetjeve urbane”.

Vendimi i Qeverisë

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në buxhetin e vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:
  2. a) Në programin buxhetor 06370 “Furnizimi me ujë dhe kanalizime”, artikulli 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, zëri “Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm”, pakësohet fondi prej 179 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë e nëntë milionë) lekësh.
  3. b) Në programin buxhetor 06220 “Menaxhimi i mbetjeve urbane”, artikulli 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, zëri “Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm”, shtohet fondi prej 179 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë e nëntë milionë) lekësh.
  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: financiaInceneratorkrizetaksat

Të tjera

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike
Aktualitet

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar fushatën e tij publike në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve, duke denoncuar këtë herë...

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave
Aktualitet

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur një alarm publik duke denoncuar atë që e cilëson si një skandal...

16:40 28/12/2025
Para

Kodi Zgjedhor/ Ulet pragu nga 3% në 1%, ja propozimet e reja të PS (LISTA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

Braçe publikon skandalin për IQOS: Brenda cigares ka fletë metalike

19:19 28/12/2025
Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

Alarmi i Shehajt: AKSHI ndërhyri në Kadastër, u ndryshuan pronarët e pronave

16:40 28/12/2025
E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

E-Albania jashtë funksionit, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

14:53 28/12/2025
Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

17:11 27/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.