Një burrë 53-vjeçar me inicialet E. V., banues në fshatin Fermë Çlirim, është arrestuar në Fier pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit kishte vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.