Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Zbardhen detaje nga dosja hetimore që implikon drejtuesin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, në një aferë tenderimi me vlerë 2.3 milionë euro për mirëmbajtjen e një aksi rrugor 58.7 kilometra (“Rrëshen – Ura e Fanit – Shpal – Ura e Repsit”).

Dosja e SPAK përmban përgjime telefonike, në të cilat një punonjëse e KPP-së, Lindita Skeja, përmend drejtpërdrejt Myzyrin si personin që ka diktuar mënyrën e veprimit të komisionit në shqyrtimin e ankesave për këtë tender.

Në një nga bisedat e përgjuara, Skeja shfaq shqetësim se po merrej në pyetje për një firmë që, sipas saj, e kishte vendosur nën presionin e Myzyrit. Ajo i shprehet bashkëbiseduesit me ironi dhe zemërim: “Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… firmosim ne, të gjithë si delet. Ne vemi ku na thërrasin. Firmën ne, lekët ata.”

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se drejtuesi i pezulluar i KPP-së, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht i pandehur më 24 qershor 2025 dhe ndaj tij është ngritur akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

SPAK ka theksuar se komunikimet telefonike janë pjesë kyçe në ndërtimin e akuzës, duke zbuluar një skemë të dyshuar presioni dhe ndikimi të drejtpërdrejtë ndaj anëtarëve të institucionit.

Përgjimi i SPAK

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

Sipas SPAK, nga analizimi i përgjimeve telefonike rezulton se vendimet e KPP mund të jenë ndikuar në mënyrë të jashtëligjshme, jo vetëm për këtë rast konkret, por edhe në vendimmarrje të tjera përgjatë viteve të fundit.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë, prokurori Elvin Gogaj argumenton se Jonaid Myzyri përbën rrezik për hetimin, për shkak të mundësisë së ndërhyrjes tek persona ende të papyetur, cenimit të provave, por edhe rrezikut për t’u larguar apo për të kryer vepra të tjera penale.

“Ekzistojnë indicie të mjaftueshme se i hetuari mund të ndërhyjë për të deformuar provat apo për të ndikuar te personat që kanë dijeni për ngjarjen,” thekson Prokuroria.

Ndërkohë, hetimi i SPAK është zgjeruar dhe përfshin procedura të zhvilluara nga KPP gjatë viteve 2020–2023. Sipas të dhënave paraprake, një numër i konsiderueshëm tenderësh rezulton se janë zhvilluar pa konkurrencë reale ose me pjesëmarrjen e vetëm një operatori ekonomik, ose me skualifikime të dyshimta të kompanive të tjera.

Jonaid Myzyri është emëruar në krye të KPP-së në vitin 2020 për një mandat pesëvjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht, ai ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet për abuzime të mundshme në institucionin që drejtonte vijojnë në dinamikë.

Etiketa: Jonaid Myzyrinzbardhet përgjimi i punonjëses

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen 'kokë më kokë' në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.