Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në botën paralele të Flamur Nokës, oligarkët nuk ekzistojnë, përveç njërit

00:50 26/04/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në një nga deklaratat absurde të politikës shqiptare, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vendosi t’u tregojë shqiptarëve një realitet të ri imagjinar: në Shqipëri nuk ka oligarkë. Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj? Jo, thjesht “individë”. Sipas Nokës, i vetmi oligark – madje “kryeoligark” – është Edi Rama.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka hodhi poshtë çdo përpjekje për të quajtur këta biznesmenë oligarkë, duke akuzuar madje edhe Endri Fugën për “kurthe” ndaj PD-së.

Në një kohë kur të gjithë i shohin dhe njohin aferat ku oligarkët bashkëpunojnë ngushtë me politikën në vend (pozitë dhe opozitë), Noka ashtu si të tjerët, jo vetëm që nuk guxon të përmendë emra dhe të bëjë denoncime konkrete, por shkon edhe më tej: nuk pranon as t’i quajë më oligarkë.

Për Nokën, pyetjet për oligarkët nuk janë as legjitime dhe as të domosdoshme – janë thjesht “provokime” për të prishur marrëdhëniet e Partisë Demokratike me biznesin.

Në këtë farsë politike, edhe Andi Bushati nuk i kurseu ironitë, duke vënë në dukje se Noka e PD, nga frika për të mos u prishur me “sponsorët”, zgjedhin të shpikin një realitet ku vetëm njëri është fajtor, ndërsa të tjerët përjashtohen nga çdo përgjegjësi. Një akrobaci politike që sfidon çdo sens kritik.

Më poshtë gjeni të plotë bisedën e zhvilluar mes Flamur Nokës, Ylli Rakipit dhe Andi Bushatit:

Biseda e plotë:

Flamur Noka: Mane dhe Kastrati s’janë oligarkë, këto pyetje i bën Fuga për të na prishur me biznesin!

Ylli Rakipi: Ka një perceptim që PD dhe PS janë njëlloj, kanë të njëjtat interesa dhe u shërbejnë këtyre interesave. Përshembull, ju oligarkët i doni njëlloj. Pse nuk i përmendni ata? Samir Mane a është oligark? A i ka shërbyer Edi Ramës dhe a ka përfituar prej tij? Pse nuk e denonconi?

Flamur Noka: Jo nuk është oligark. Ka vetëm një oligark dhe ky është Edi Rama. Të gjithë janë shërbëtorë të tij dhe harroje. Është të gënjesh veten dhe të mashtrosh të tjerët me dashakeqësi.

Ylli Rakipi: Shefqet Kastrati është oligark?

Flamur Noka: Jo. Mos u lodh të bësh pyetje.

Andi Bushati: Mos e pyet fare.

Flamur Noka: Oligark dhe kryeoligark është Edi Rama.

Ylli Rakipi: Ulaj është oligark?

Flamur Noka: Jo.

Ylli Rakipi: Sa bukur e keni gjetur këtë, që Edi Rama qenka oligarku…

Flamur Noka: Zotëri e gjitha kjo lojë spinohet nga kuzhina e Fugës për të kundërvënë me biznesin PD-në.

Ylli Rakipi: Domethënë këtë pyetje mua ma ka dhënë Endri Fuga?

Flamur Noka: Po. PD-ja është parti e djathtë, nuk sulmon biznesin.

Ylli Rakipi: Endri Fuga turp të kesh.

Flamur Noka: Çdo biznes apo biznesmen që fiton në mënyrë të paligjshme e kemi denoncuar. Por që unë të hyj në lojën e Fugës dhe të Ramës dhe të mos merrem me kryeoligarkun dhe të merrem me biznesin, kurrë s’ke për ta patur te unë.

Andi Bushati: Jo mos hyni, se ata PS-në do të financojnë. Atë do edhe Rama.

Ylli Rakipi: E paskan zgjidhur mirë këtë, të thonë që Rama i ka këto. Po kur ishin në kohën tuaj i kishte Saliu?

Flamur Noka: Unë nuk thashë që i ka Rama. Në Shqipëri ka një oligark dhe kryeoligark dhe ky është Edi Rama. Të tjerët janë ose individë…

Andi Bushati: Nuk i thonë Putinit oligark, por thonë oligarkët e Putinit. Ju nga halli se nuk thoni dot këta, caktoni Ramën.

Flamur Noka: Mos më bëj marksistin këtu. Kur u vu trau unë kam qenë në betejë. Kur u vu trau këtu unë dhe PD kemi qenë në betejë dhe kemi denoncuar. Kur u ndërtua tuneli i Palasës, Sali Berisha dhe PD kanë denoncuar, pra çdo akt që mban erë korruptive ne e denoncojmë.

E pritshme! Asgjë e re nga fronti PD. Mbetet partia që nuk guxon të përmendë e denoncojë me emra oligarkët, fenomen të cilin Gazeta Reforma e ka denoncuar prej kohësh.

Megjithëse është fakt i ditur prej të gjithëve që kryeoligarku është Edi Rama, ai s’do të mund të mbante dot gjallë pushtetin dhe as korrupsionin pa prestanomet e tij!

Etiketa: Bashkim Ulajedi ramaflamur nokaOligarkëtpdPSreformaeditorialSamir Maneshefqet kastratiylli rakipi

Të lidhura

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit
Kryesore

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Milanit. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është firmosur dhe tashmë mbetet...

19:36 29/05/2025
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete
Aktualitet

Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku katër automjete...

19:12 29/05/2025
Para
Horoskopi sot: 27 Prill 2025

Horoskopi sot: 27 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

19:36 29/05/2025
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

19:12 29/05/2025
Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza

19:02 29/05/2025
“Mafian e Viterbos”/ Shtyhet gjyqi për 11 të pandehurit

“Mafian e Viterbos”/ Shtyhet gjyqi për 11 të pandehurit

18:02 29/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.