Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshon rregullorja për interesin tavan të kredisë konsumatore, shtohet një interval i ri

08:04 03/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”.

Ndryshimet prekin treguesin e normës efektive maksimale të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë, pasi ka monitoruar zhvillimet e tregut, si dhe reagimet përkatëse, për një periudhë një vjeçare që nga publikimi i parë i NEI-t maksimal, me qëllim kalibrimin më të mirë të tij, si dhe në përshtatje me dinamikat e tregut, ka miratuar këto ndryshime që lidhen me mënyrën e aplikimit të NEI-t maksimal për kreditë shumë të vogla, si dhe shtimin e një intervali të ri të shumave të disbursuara të kredive konsumatore, për të cilin do të llogaritet NEI maksimal.

Ndryshimet parashikojnë pezullimin e ndryshimeve për një vit në NEI-in maksimal për kreditë e vogla konsumatore, deri në shumën e 200 mijë lekëve. Kjo nënkupton se NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelin ku ndodhet aktualisht, 118.96%.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është shtimi i një intervali të ri të shumave për llogaritjen e NEI-t maksimal. Me rregulloren e mëparshme, të miratuar në vitin 2021, NEI maksimal llogaritej për tre intervaleve të shumës së kredisë konsumatore, konkretisht për shumat deri në 200.000 lekë, për ato nga 200.001 deri në 2.000.000 lekë dhe 2.000.001 deri në 10.000.000 lekë. Me ndryshimet e miratuara këtë javë në rregullore, fasha e dytë (200 001 – 2 000 000 lekë) është ndarë në dy fasha të veçanta, e para në intervalin 200 001 – 600 000 lekë dhe e dyta mes 600 001 deri në 2 000 000 lekë.

Fashat e reja do të fillojnë të aplikohen që nga fillimi i javës së ardhshme. Prej datës 6 mars, për kreditë konsumatore me këste nga 200 001 deri në 600 000 lekë do të aplikohet NEI i ri maksimal, në nivelin 47.07%. Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë do të qëndrojë në fuqi niveli prej 23.63%, por që aktualisht është i vlefshëm për të gjithë fashën nga 200 001 deri në 2 000 000 lekë.

Ndryshimet në rregullore ishin kërkesa këmbëngulëse e institucioneve të mikrofinancës në vend. Sipas tyre, aplikimi i një fashe të vetme për NEI-n maksimal nga 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë, e ekspozonte mikrofinancën ndaj një konkurrence të pabarabartë me sektorin bankar, që ka kosto më të ulët të sigurimit të fondeve, falë mundësisë për të pranuar depozita nga publiku. Ndërkohë, rritja e normave të interesit vitin e kaluar i vështirësoi më tej gjërat, sepse rriti koston e sigurimit të fondeve për institucionet mikrofinanciare, ndërsa NEI maksimal ka ardhur gjithmonë në ulje, sidomos për shkak të ndikimit të kredive konsumatore në këto shuma të dhëna nga bankat tregtare.

Sipas rregullores “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, NEI maksimal për kreditë konsumatore llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës.

NEI maksimal ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. NEI maksimal për kreditë konsumatore është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri./MONITOR

Të lidhura

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Florenc Çapjan
Aktualitet

Refuzohet kërkesa e Florenc Çapjas për të votuar

Florenc Çapja, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, nuk është lejuar të votojë në...

16:16 11/05/2025
Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Para
Harta e të rriturve shqiptarë që do të vuajnë nga obeziteti në 2035

Harta e të rriturve shqiptarë që do të vuajnë nga obeziteti në 2035

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Florenc Çapjan

Refuzohet kërkesa e Florenc Çapjas për të votuar

16:16 11/05/2025
Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.