Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndrenika, Derhemi, Zhusti e aktorë të tjerë pro ndërtimit të Teatrit: Nevojë urgjente! Basha e Meta, boll me lot krokodili

20:03 15/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.

LEXO: Pas dy vitesh debat, qeveria merr vendimin për Teatrin Kombëtar

Pavarësisht se aktorë të shumtë, presidenti Ilir Meta, opozita e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas.

Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shprehur se nuk do e lejojë këtë gjë, e ka paralajmëruar përplasje e gjakderdhje, duke thënë se artistët do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e Policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.

Së fundmi, një grup aktorësh, regjisorësh e skënaristësh i janë drejtuar sot me anë të një peticioni presidentit Ilir Meta e kreut të PD, Lulzim Bashës që të mos pengojnë ndërtimin e teatrit të ri.

Ata e konsiderojnë ndërtimin e teatrit të ri të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa teatër.

Peticioni ne kanë nënshkruar Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi etj.

PETICIONI I PLOTË

Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, detyrohemi sot të rimerremi me një debat të shterruar plotësisht, të cilin nga ana jonë e konsiderojmë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe të interesit të komunitetit tonë! Me anë të këtij peticioni publik, nuk duam të flasim më për nevojën e lashtë që komuniteti ynë ka për një Teatër të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, i cili duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza. Me këtë peticion ne kërkojmë që politika e të gjitha anëve, të mos na bëjë as ne, as projektin e Teatrit të ri Kombëtar, pjesë të lojës apo çorbës së saj. Ne Ju drejtohemi me kërkesën publike që të ndaloni menjëherë politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje! Ne duam të ndajmë me Ju dhe publikun shqiptar, bindjen tonë se kushdo që do të përpiqet ta përdorë më tej emrin dhe skenën e Teatrit Kombëtar për teatro të natyrave të ndryshme, pa asnjë lidhje me teatrin tonë, nuk do as të mirën e kulturës shqiptare, as të mirën e Teatrit Kombëtar dhe as të mirën tonë jo dhe jo!
Ju lutemi na mirëkuptoni, por durimi ynë ka sosur dhe nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona. Ndaj, të nderuar zotërinj, kërkojmë nga Ju të mos përziheni më me nevojën urgjente që ka komuniteti ynë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar! Sepse boll dekada janë djegur duke pritur që të merreni vesh Ju me njëri-tjetrin për zgjidhjen e këtij halli jetik për ne. Keni boll punë të tjera edhe më të mëdha, prandaj me konsideratën më të lartë, ne Ju kërkojmë të mos kërkoni tek Teatri Kombëtar as punë dhe as masha për këtë punë!

Kryeministri Rama le të merret me Armikun e Padukshëm, Lulzim Basha le të merret me Ramën, Presidenti Meta le të merret me Kushtetutën, ndërsa ne të mos merremi më nëpër këmbë me ose pa dashjen Tuaj! Sa për ata pak kolegë dhe “kolegë” që mendojnë se kanë marrë përsipër të mbrojnë godinën, shumicën e të cilëve nuk i njohim kush janë apo disa i kemi edhe miq (pavarësisht se nuk e gjejmë dot mbi çfarë karriere skenike kanë monopolizuar dhe devijuar totalisht kauzën tonë), ne kemi lutjen publike që të ndahen nga politikanët! Sepse Teatri Kombëtar nuk është “Astiri” dhe skena kombëtare nuk është “tokë e xanun”! Historia e Teatrit Kombëtar nuk shkruhet tek dera e godinës, po në qendër të skenës! Duke ju uruar suksese në punën Tuaj dhe shëndet në familjet Tuaja, urojmë që të mos e konsideroni këtë thirrje publike si një letër më shumë pa përgjigje.

Me respekt, Robert Ndrenika; Luftar Paja; Viktor Zhusti; Artan Imami; Spiro Duni; Leka Bungo; Altin Basha; Arben Derhemi; Pellumb Kulla; Arben Kumbaro; Marjana Kondi; Zamira Kita; Helidon Fino; Ema Andrea; Hervin Culi; Luli Hoxha; Laert Vasili; Salsano Rrapi; Gazmend Paja; Lulzim Zeqja; Genc Shkodrani; Gjergj Mena; Sonila Kapidani; Iliriana Basha; Marin Orhanasi; Bajram Dosti; Ledio Lako; Jonida Beqo; Josif Sina; Aleksander Grami; Eriola Kakeli; Erblin Bajko; Edvin Mustafa; Laejda Hajdari; Jorkë Brokaj; Jaho Guma; Roland Saro; Edmond Rrapi; Kozeta Kurti; Kristo Cala; Albana Perhati; Dervish Biba; Armela Demaj; Algiona Aga; Alex Seitaj; Genti Deçka; Donald Shehu; Klesta Shero; Roerd Toçe; Amri Hasanlliu; Andon Koço; Laid Ymeri; Besart Cani; Afrim Agalliu; Artan Islami; Margent Caushi; Agron Hamo; Artur Dhamo.

Të lidhura

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles
Bota

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të forta pas një postimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth...

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Para

465 aplikime dhe 5.4 miliardë lekë të alokuara deri tani, Denaj: Ja ku ndryshojnë dy garancitë sovrane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

18:54 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.