Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 30 vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 22-vjeçar për veprën penale ndotja e ajrit.
Në njoftimin e policisë thuhet se 22 vjeçari akuzohet se shkakton ndotje të ambjetit pasi hedh materiale inerte, anës rrugës interurbane Durrës-Tiranë.
Ndërkohë 30 vjeçari i arrestuar me iniciale A.V. pasi akuzohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B, më datë 14.08.2020.
Njoftimi i policisë:
Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin J.N., 22 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua duke hedhur materiale inerte, anës rrugës interurbane Durrës-Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
A.V., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 14.08.2020, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.