Këtë të enjte Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të vazhdimësisë së punës për aeroportin në Vlorë. Sipas Ramës ky aeroport do të jetë më i madhi në Ballkan dhe e cilësan atë si n jë investimet më të mëdha për vendin, i cili do të sjellë zhvillim.
“Dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krah videos me pamjet nga punimet në këtë aeroport.
Aeroporti i Vlorës do të presë udhëtime të drejtpërdrejta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto, 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjerëve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2, nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve dhe 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.
Kujtojmë se sipas opozitës dhe organizatave në mbrojtje të mjedisit, aeroporti i Vlorës do të ndërtohet një zonë të mbrojtur dhe rrezikon të shkatërrojë një ekosistem të tërë. Ndërtimi i këtij aeroporti sipas edhe organizatave ndërkombëtare të cilat kanë paralajmëruar për dëmin e parikuperueshëm nga ky projekt dh të sillte zhdukjen e disa specjeve të rralla (endemike) të vendit. Për këtë projekt ka dhe një padi në Gjykatë.