Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ndihem i pafajshëm”/ Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli mohon fajin

13:29 31/01/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca e planifikuar më 27 janar u ndërpre pas nisjes, pasi avokatët e dy të akuzuarve deklaruan se nuk kishin marrë me kohë shkresat e lëndës.

Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm, ndërsa i akuzuari tjetër, Tom Dodaj, ka pranuar fajin. Pas pranimit të fajësisë, shpallja e aktgjykimit për Tom Dodajn do të bëhet sot në ora 12:40.

Ai ngarkohet me veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve dhe materialeve plasëse. Pranimi i fajësisë është miratuar nga Prokuroria dhe pala e dëmtuar.

Nga ana tjetër, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbetet në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla ka shprehur se nuk mund të deklarohet për fajësinë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Gjatë shqyrtimit fillestar, Prokuroria ka lexuar aktakuzën ndaj katër të akuzuarve. Në aktakuzë thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30.000 euro kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë për të siguruar që ajo të mos shmangte plumbin.

Aty përmendet se Naim Murseli kishte premtuar 30.000 euro kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë që ajo të mos shmangte plumbin.

Duke folur për pjesën e aktakuzës ndaj Naim Murselit, prokurorja Javorka Përlinçeviq tha se Murseli kishte planifikuar vrasjen e Liridonës nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”.

Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, ishte paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllimin që, pas vdekjes së saj, Naim Murseli të mund të përfitonte këtë sigurim.

Naim Murseli i kishte shpalosur planin e tij të akuzuarit Kushtrim Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe i kishte kërkuar atij të gjejë mënyra për ta realizuar atë.

Sipas Prokurorisë, më pas në këtë çështje është përfshirë edhe Granit Plava, dhe të tre janë pajtuar që Plava ta kryejë vrasjen, ndërkohë që Murseli do ta kompensonte atë me një shumë prej 30 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, përfshirja e Tom Dodajt ka ndodhur më 29 nëntor 2023, kur Murseli ka blerë një pistoletë dhe 20 fishekë nga ai, në vlerë prej 280 eurosh, armë që është përdorur për vrasjen e Liridonës.

Vrasja, sipas Prokurorisë, është kryer mes orës 19:00 dhe 20:18, në vendin e dakorduar nga tre të akuzuarit, dhe është inskenuar në mënyrë që të dukej si grabitje.

Etiketa: Granit plavaKushtrim kokallaLiridona AdemajNaim MurseliTom dadajn

Të lidhura

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë
Aktualitet

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë

Kafeja, zakoni i preferuar i shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të...

08:39 09/05/2025
Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
Bota

Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës do të tentojë sot për herë të 13-të të konstituohet, në një proces që po zvarritet prej...

08:28 09/05/2025
Para
Rama takim me emigrantët në Athinë, mediat greke: I pastrehë, s’ka gjetur sallë

Shqiptarët më të pasigurtët në rajon, Rama paradoksal: Norma e sulmeve sa në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë

08:39 09/05/2025
Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

08:28 09/05/2025
Papa Leoni XIV do kremtojë sot Meshën e parë në Kapelën Sistine

Papa Leoni XIV do kremtojë sot Meshën e parë në Kapelën Sistine

08:19 09/05/2025
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 9 Maj 2025

08:11 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.