Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë 49-vjeçari, Aleksandër Rica i cili është shpallur në kërkim për “Ndërtim të Paligjshëm”.
49-vjeçari, së bashku me katër persona të tjerë Ky i fundit, së bashku me katër të tjerë, dyshohet se kanë ndërtuar në zonën e mbrojtur e quajtur “Kurora e Qytetit” në Sarandë.
Po ashtu Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tij ka gjetur edhe municione luftarake.
Kujtojmë se gjatë ditës, janë arrestuar në flagrancë katër punëtorët Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakastër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas (punëtorë) janë kontraktuar nga shtetasi Aleksander Rica, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Gjithashtu Rica, pronar i një club-i të njohur në Sarandë, është dënuar në 2016 për “punësim i paligjshëm” me 400.000 lekë gjobë, ndërsa në 2017-ën për “fshehje te te ardhurave” me 2 muaj burg
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.
Vihet në pranga 49-vjeçari i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Më herët u vunë në pranga nga Policia 4 shtetasit, e kontraktuar nga 49-vjeçari, për ndërtimin pa leje të një objekti, në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë.
Evidentohet dhe 2 objekte të tjera të ndërtuara pa leje, po në atë zonë, nga ky shtetas.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,
bazuar në informacionet e marra, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë konstatuar dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara pa leje, në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se ka kontraktuar 4 puntorë (të vënë në pranga nga Policia më herët), për ndërtimin e një objekti (vilë), po ashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mosverifikimin e ndërtimeve dhe pronave, në proçes legalizimi, të këtij shtetasi, në një zonë të mbrojtur, të qytetit të Sarandës.
Materialet shtesë në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në misionin e saj me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 📲 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast abuzimi apo shkelje të ligjit.