Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Ardian Halili, i cili akuzohet për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që mbante funksion publik. Sipas hetimeve, Halili është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje në një kompleks turistik privat në pronësi të tij, të quajtur “Saint Michelle Residence”, ndërtuar në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë në zonën e Ishmit.

Kompleksi përfshin 11 kabina të tipit garsoniere, një godinë dykatëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, ndërtime që janë realizuar ndërmjet viteve 2018 dhe 2021, periudhë gjatë së cilës Halili ushtronte detyrën e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës. Autoritetet e konsiderojnë këtë rast si një shembull flagrant të abuzimit me detyrën dhe konfliktit të interesit, pasi zyrtari i ngarkuar për ndalimin e ndërtimeve pa leje, ka shkelur vetë ligjin për përfitim personal.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Drejtues i Parë Vilson Bala, deklaroi: “Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimi, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull. Shkelja e syrit, apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, të ndërtosh vetë pa leje kur je në detyrë për të parandaluar këtë vepër penale, do marrë fund njëherë e mirë në qarkun Durrës.”

Sipas tij, arrestimi i Halilit është pjesë e një operacioni më të gjerë për identifikimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe të personave përgjegjës, përfshirë ata që qarkullojnë me armë zjarri apo përbëjnë rrezikshmëri të lartë. Bala u shpreh se koordinimi mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, IMT-së dhe IKMT-së ka nisur të japë rezultat, veçanërisht në lirimin e hapësirave publike të zaptuara.

Materialet për këtë çështje janë referuar tashmë në SPAK, dhe Halili do të përballet me akuzat për “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Të tjera

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës
Aktualitet

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër protestave të ndara kundër qeverisë, të planifikuara brenda katër ditësh radhazi. Edhe pse aktorët...

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit
Aktualitet

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme ka marrë katër letërporosi nga jashtë vendit në kuadër...

14:22 18/12/2025
Para
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

14:22 18/12/2025
Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

14:20 18/12/2025
Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

14:11 18/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.