Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë, qeveria miraton vendimin për shpronësimet (DOKUMENTI)

18:57 25/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë.

Me anë të Vendimit Këshillit Ministrave (VKM), qeveria vendosi vijimin e procedurës së ndërtimit të varrezave për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke në vitet 1940-1941.

Kjo ishte një nga kërkesat e palës greke, e cila e vendosi edhe si kusht për të nisur dialogun për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull ndërmjet dy vendeve.

Varrezat po ndërtohen në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në vitin 2010 mes Athinës dhe Tiranës për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë në territorin shqiptar.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 733700 lekë dhe shpenzimet procedurale janë në vlerën 50000 lekë, të cilët përballohen nga Ministria e Mbrojtjes, pasi shpronësimi bëhet për llogari të këtij dikasteri.

Ndërkohë që sot zyrtarizimi i shtrirjes së Greqisë më 12 milje në detin Jon ishte kryefjalë në Tiranë dhe në Athinë.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10256, datë 25.3.2010, “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999,

“Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”, në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes.
  3. Pronari i pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “truall”, me vlerë 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekë.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.
  5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
  6. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, i pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur pranë Ministrisë së Mbrojtjes certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë së paluajtshme si dhe hartën treguese të regjistrimit.
  7. Ministria e Mbrojtjes të kryejë procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  8. Afati i fillimit dhe mbarimit të punimeve të jetë në përputhje me parashikimet e projektit.
  9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë në favor të shtetit.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.
  11. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

Etiketa: dokumentiShpronesimiUshtaret grekVarrezatvendimiVKM

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para

Metodat kundër kancerit, studimi i ri: Ja ilaçi që vret qelizat kancerogjene!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.