Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërtimet pa leje në Theth, “furtunë” në Policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

10:56 10/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas ndërtimit të objekteve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Policia e Shkodrës është goditur nga një “furtunë” shkarkimesh. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të largojë nga detyra drejtuesit kryesorë të strukturave vendore në këtë qark, duke i akuzuar për mosveprim të pajustifikueshëm përballë shkeljeve ligjore.

Në një konferencë për mediat, Proda njoftoi shkarkimin e drejtorit të Policisë Vendore Shkodër, Fatmir Lleshaj, si dhe të shefit të Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Nik Nikolla. Gjithashtu, është pezulluar nga detyra shefi i Stacionit të Policisë në Theth, ndaj të cilit ka nisur një hetim disiplinor.

“Nisur nga situata e krijuar në qendër të Thethit, kam urdhëruar një hetim të thelluar. Shefi i stacionit të Policisë në Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij kanë nisur procedurat disiplinore. Me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, ai vetë ka zgjedhur të mos jetë më pjesë e Policisë së Shtetit. Nuk shoh më asnjë arsye që ai të mbajë uniformën e policisë,” u shpreh Proda.

Ai theksoi se përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund të mbetet vetëm tek një inspektor zone apo specialist krimesh, ndaj edhe është marrë vendimi për të larguar nga detyra kupolën drejtuese të Policisë në Shkodër.

“Drejtuesit e policisë në Shkodër nuk kanë zbatuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimet pa leje. Do të mbajnë përgjegjësi nëse mbyllin sytë dhe nuk reagojnë para se ta konstatojmë ne apo komuniteti,” theksoi kreu i Policisë së Shtetit.

Proda paralajmëroi se masa të ngjashme do të merren edhe në qarqe të tjera nëse konstatohet tolerim apo mosreagim përballë shkeljeve. Ai njoftoi gjithashtu se janë hapur procedura disiplinore edhe ndaj inspektorëve të zonës dhe specialistëve të krimit në Policinë e Shkodrës, të cilët, sipas tij, “nuk e meritojnë të jenë pjesë e strukturës”.

“Lirimi i hapësirave publike dhe kontrolli mbi ndërtimet pa leje do të jenë prioritete të Policisë së Shtetit në ditët, javët dhe muajt në vijim,” u shpreh më tej Proda, duke paralajmëruar se çdo rast neglizhimi do të trajtohet me zero tolerancë.

Etiketa: ndertime pa lejepolicia shkodertheth

Të lidhura

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën
Aktualitet

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, 24-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e efektivit...

14:09 10/07/2025
Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’
Aktualitet

Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar së fundmi një reportazh investigativ me disa pjesë që trajtojnë ndalimin e TikTokut...

13:55 10/07/2025
Para
Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

I riu në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

14:09 10/07/2025
Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

13:55 10/07/2025
Rezoluta e PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që rrezikojnë natyrën

Rezoluta e PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që rrezikojnë natyrën

13:36 10/07/2025
Arben Anamali u dha jelekun e tij të shpëtimit, zbardhet dëshmia e turistëve

Arben Anamali u dha jelekun e tij të shpëtimit, zbardhet dëshmia e turistëve

13:20 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.