Një punëtor bujqësie 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Korfuz, pasi ra në kontakt me kabllot e energjisë elektrike gjatë punës.
Sipas burimeve, ai po vilte ullinjtë duke përdorur një pajisje elektrike, e cila preku kabllot e transmetimit të energjisë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij.