Ditën e sotme është ndarë nga jeta kreu i degës së Partisë Socialiste, për zonën e Mbrostarit, Gëzim Dhima. Lajmin e ka bërë me dije deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima.
Dhimbja e madhe ka prekur familjarët por edhe kolegët dhe bashkëpunëtorëte tij ndër vite. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, deputetja Antoneta Dhima dhe figura të tjera të Partisë Socialiste, kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Dhimës. Antoneta Dhima ka shkruar se është pa fjalë për ndarjen nga jeta të Gëzim Dhimës, duke vazhduar më tej me fjalët “humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit”.
Dhima e mbyll postimin e saj me ngushëllimet për familjen.
“Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima.
Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.
Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im” shkruan deputetja socialiste Antoneta Dhima.