Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi i është shembur muri i vjetër në banesë. Gjithashtu policia ka njoftuar se i moshuari me inicialet J.Ç., ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë.” Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer një riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Nga plagët e marra i moshuari ka ndërruar jetë në spital, gjithashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.
Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.