Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërhyrje në zgjedhjet për Bundestag? Gjermania thirrje Rusisë

13:41 07/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria gjermane është shprehur me tone të ashpra kundër përpjekjeve ruse për ndikim para zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Federale në Berlin kërkoi ndalimin e menjëhershëm të fushatave kibernetike dhe kërcënoi qeverinë ruse se do të përballet me pasoja, nëse nuk e plotëson këtë kërkesë. “Qeveria gjermane e konsideron këtë veprim të papranueshëm, si rrezik për sigurinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe për procesin e formimit të vullnetit demokratik dhe si rëndim të madh të marrëdhënieve bilaterale

Sipas zëdhënënes në Berlin, qeveria gjermane ka “dijeni konkrete”, sipas të cilave, fushata dezinformuese “mund t’i caktohet vepruesve kibernetikë të shtetit rus dhe konkretisht shërbimit sekret ushtarak rus, GRU.” Ky veprim është “tërësisht i papranueshëm” dhe qeveria gjermane parashikon “masa të tjera”.

Para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani ka pasur përpjekje “ndër të tjera përmes mailave hakerues” të sigurohen të dhëna personale të deputetëve të Bundestagut dhe parlamenteve të landeve, që përmes kësaj të “arrihet vjedhja e identitetit”, ka thënë më tej në reagimin e saj zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane. “Këto sulme mund të shihen si veprime përgatitore për fushata ndikuese si për shembull fushata dezinformuese në zgjedhjet e Bundestagut.”

Autoritetet gjermane të sigurisë kanë informuar këtë vit të paktën tre herë Bundestagun për sulme kibernetike të shërbimeve të huaja sekrete ndaj parlamentarëve. Së fundmi kanë qenë në shënjestër deputetë konservatorë të CDU/CSU dhe SPD-së. Pas sulmeve fshihet një “platformë kibernetike” me emrin “Ghostëriter”, pas së cilës qëndron shërbimi sekret rus, tha zëdhënësja e MPJ. “Qeveria gjermane i kërkon urgjentisht qeverisë ruse të ndalë menjëherë këto aktivitete kibernetike.” Këtë kërkesë ia kemi paraqitur edhe “drejtpërdrejt funksionarëve rusë”, tha zëdhënësja, së fundmi edhe në takimin e grupit të punës gjermano-rus për politikën e sigurisë. Zëdhënësja nuk u shpreh për reagimin e palës ruse.

Rusia është akuzuar më parë edhe për përpjekje për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016. Qeveria ruse i kishte hedhur poshtë atëherë akuzat. Edhe në Gjermani ky vend akuzohet shpesh se qëndron pas sulmeve kibernetike. Kësaj here kritika e pazakontë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë e Gjermanisë interpretohet si zemërim i madh me Moskën. Ministria e Jashtme gjermane ishte shprehur po ashtu e zemëruar që Rusia ka publikuar emrat e forcave lokale të ambasadës gjermane në një listë me gjoja mbështetësit e kritikut të qeverisë ruse, Aleksej Navalny, duke e akuzuar Gjermaninë për financim të Navalnyt të burgosur.

Etiketa: gjermania thirrje rusisenderhyrje ne zgjedhje

Të tjera

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump
Bota

Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

Një përpjekje e rrallë diplomatike për të bindur presidentin venezuelas Nicolás Maduro të largohej vullnetarisht nga pushteti ka përfunduar pas...

15:56 06/12/2025
Para
Shpërthime municionesh dhe zjarr në Vlorë, çfarë po ndodh aty?

Shpërthime municionesh dhe zjarr në Vlorë, çfarë po ndodh aty?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.