Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

09:32 13/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në janar të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninë “Alba Konstruksion”, për një procedurë me vlerë 4 milionë euro që synonte ndërhyrjen në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë.

Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.

Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.

Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.

Referuar dokumenteve në atë kohë raportohej se në skarpatën e poshtme të digës afër aksit të ujëlëshuesit ekzistues, rreth 2 metra poshtë kurorës së digës ishte hapur një pus, gryka e të cilit kishte dalë në sipërfaqe të skarpatës.

Nga ana tjetër, ishte identifikuar një rrjedhje uji në formë burimi në anën e poshtme të digës.

“Që nga koha e identifikimit të këtij pusi kur ai doli në sipërfaqe nuk është ndërmarrë asnjë veprim i mëtejshëm duke ia lënë këtë një projekti të plotë të rehabilitimit dhe jo ndërhyrjeve pjesore në të”, thuhet në dokumentet e AKUK.

Lidhur me këtë, plani është për një ndërhyrje në seksionin e plotë të digës duke e çarë atë sipas aksit të ujëlëshuesit dhe duke e zëvendësuar ujëlëshuesin me një të ri.

Çarja e digës në mënyrë të kontrolluar me një teknologji specifike, sipas institucioneve, do të ndihmojë për të kuptuar më mirë arsyet dhe shkaqet e defektit të ndodhur si dhe do të ndihmojë në korrigjimin e masave të parashikuara në këtë projekt si:

(1) Rehabilitimin e drenazheve të digës.

(2) Eliminimin e gropave të tjera që mund të jenë krijuar në këtë seksion, por që nuk kanë dalë ende në sipërfaqe.

(3) Rehabilitimin e skarpatës fundore të digës në anën e poshtme tashmë të prekur nga ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujit të pijshëm”, thuhej në dokumente./ Revista Monitor

Etiketa: Golemirezervuar

Të lidhura

Një përgjigje nga Mr. Bean për shqetësimin Kryeministrit shqiptar!
Aktualitet

Një përgjigje nga Mr. Bean për shqetësimin Kryeministrit shqiptar!

Nga Irena Beqiraj ‘Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit...

21:22 05/08/2025
Stuhi në Vlorë, rrëzohen pemë dhe përmbyten rrugët
Aktualitet

Stuhi në Vlorë, rrëzohen pemë dhe përmbyten rrugët

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të marte qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te pushuesit dhe...

18:55 05/08/2025
Para
Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

Ishte në kërkim, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Një përgjigje nga Mr. Bean për shqetësimin Kryeministrit shqiptar!

Një përgjigje nga Mr. Bean për shqetësimin Kryeministrit shqiptar!

21:22 05/08/2025
Stuhi në Vlorë, rrëzohen pemë dhe përmbyten rrugët

Stuhi në Vlorë, rrëzohen pemë dhe përmbyten rrugët

18:55 05/08/2025
Dosja “Epstein” / Bill dhe Hillary Clinton thirren në gjyq në hetimin e Kongresit

Dosja “Epstein” / Bill dhe Hillary Clinton thirren në gjyq në hetimin e Kongresit

18:36 05/08/2025
Bankers Petroleum / Ambasada kineze monitoron nga afër seancën në Apel

“Bankers”/ Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

18:21 05/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.