The Simpsons është seriali që ka bërë shumë njerëy ta ndjekin me dashuri për vite me radhë. Ditën e sotme është bërë i ditur një lajm i trishtë, pasi është ndarë nga jeta shkrimtari i sit-com-it. Marc Wilmore, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 57-vjecare. Ka qenë vëllai i tij, Larry që e ka bërë të ditur lajmin në një mesazh në rrjetet sociale. Larry ka thënë se vëllai i tij nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 pasi isjhte infektuar më herët.
“Vëllai im i dashur ka ndërruar jetë mbrëmë pasojë e koronavirusit. Ai ishte engjëlli më i mirë, më i ëmbli dhe njeriu më qesharak që kam njohur. Të dua vëllai im i vogël”, ka shkruar ai krahas fotos së tij.
Marc fitoi një çmim për “Eternal Moonshine of the Simpsons Mind” në vitin 2008. Wilmore ishte gjithashtu shkrimtari i komedive In Living Colour, The PJs and F is For Family.
Kujtojmë që “The Simpsons” ka filluar transmetimin në vitin 1989 dhe ka pasur 32 sezone. Sitcom-i i famshëm ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi shumë njerëz mendojnë se ai ka arritur të parashikojë shumë ngjarje historike si presidenca e Donald Trump, pandemia e koronavirusit, protestat në Washington e deri te veshja e Kamala Harris në ceremoninë e inagurimit.