Gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40 vjeçare në Gjermani, duke lënë në zi median shqiptare dhe debatin publik. Sipas raportimeve të para, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër, ndërsa rrethanat nuk janë bërë ende të plota publike.
Lapardhaja ishte një zë i njohur dhe aktiv në hapësirën publike, i vlerësuar për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend. Me angazhimin e tij në media dhe në debatet publike, ai la pas një kontribut të spikatur si publicist dhe analist.
Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai kishte festuar ditëlindjen e tij. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta ka sjellë tronditje dhe reagime të shumta, ndërsa Namir Lapardhaja po kujtohet për profesionalizmin, integritetin dhe fjalën e tij të fortë në median shqiptare.








