Pandemia sot është harruar. Duke nisur nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ndërsa gjithë vendi është kapluar nga një mot i acartë, e ndërsa bora ka bllokuar gjithë akset kryesore në vend, kryeministri i ka dhënë “rëndësi” urimit të shqiptarëve për Shën Valentinin e veçantë në kohë pandemie.
Prej mbrëmjes së djeshme, rreshjet e dendura të dëborës kanë krijuar dhe mungesën e energjisë elektrike në qytetet më të prekura si Korça, Elbasani, Shkodra dhe gjithë fshatrat e tyre.
Prej dy muajsh e pushtuar nga uji, Shkodra është përballur dhe me mungesën e enrgjisë elektrike, duke i lënë këto familje tërësisht në situatë ekstreme .
Prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit dhe e Lepushes është në errësirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Kjo mungesë vështirëson dhe shërbimet në qendrat shëndetësore, kryesisht të qyteteve të vogla dhe fshatrave të largëta, të cilat janë në harresë totale nga qeveria.
Vlen të përmenden dhe të prekurit nga tërmeti. Prej kohësh tashmë qeveria i ka harruar këta banorë, duke iu penguar dhe vëmendjen mediatike. Me qëllim propaganda është përqëndruar tek pandemia dhe ndërtimet që po zhvillohen në prag zgjedhjes.
Në tempertaura të ulta dhe kushte ekstreme, këto familje përjetojnë dimrin e dytë në çadra. Veç të ftohtit, mungesë për këa banorë është dhe energjia elektrike, uji dhe kushtet e tjera të nevojshme për të përballuar pandeminë.
Në vëmendje duhen sjellë gjithashtu dhe të sëmurët me Covid. Ata të cilët mbijetojnë vetëm me aparturat e oksigjenit që funksionojnë vetëm me energji elektrike.
Në një situatë të tilë epidemie, ende nuk dihet sa qytetarë mund të vuajnë nga ky problem. Sjellja në vëmendje mungon dhe nga ana e qeverisë, e cila deri më tani nuk kaq folur fare për këtë cështje.
Nga ana tjetër, problem I shtuar është ngrica në rrugë, e cila ka shkaktuar aksidente të shumta, ngadalësim të lëvizjes deri në bllokim total, si në rastin e aksit problematik në Lezhë.
Prej orësh mjetet e tonazhit të rëndë mbeten ende të bllokura dhe kjo për faj të kompanive kontraktore të cilat nuk kanë kryer shërbimin.
Edhe pse u lajmërua prej disa ditësh se një mot i acartë do e kaplonte vendin, nga strukturat vendore e qëndrore, sëbashku dhe me këto kompani, nuk kanë bërë menaxhimin e duhur të situatës.
Asnjë borëpastruese nuk është parë gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugë, edhe sasia e kripës së hedhur është shumë e pakët.
Sikur mos mjaftonte përmbytja e Shkodrës për mëse dy muaj, dështimi me menaxhimin e pandemisë, u desh dhe i ftohti Siberian. Bora e parë që ra në vend për këtë vit, nxorri një tjetër problem, atë të gadishmërisë së qeverisë dhe cilësinë e kompanive që kontraktohen për shërbime të caktura.