Ndërtimi i Portit të Durrësit është një temë që ka ngjallur debat dhe polemika kohët e fundit. Ndërkohë që opozita, kryesisht kreu i PD-së, Sali Berisha ka vënë theksin tek biznesmeni serb Bogoljub Kariç si i lidhur me Projektin e Portit të Durrësit.
Berisha është është shprehur se në aferën korruptive është i përfshirë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tij, ka mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Projekti i Portit të Durrësit është një investim, i cili do të kushtojë rreth 2 miliardë euro dhe projekti për rivitalizimin dhe kthimin e tij në një port të dedikuar turizmit luksoz është fituar nga kompania e famshme “Emmar”. Projekti synon ta kthejë portin aktual në një port jahtesh luksoze dhe zonë rezidenciale, duke synuar ta shndërrojë atë në “qytet” të jetesës luksoze. Në hapësirën portuale ndërtimi i projektit, që do ndryshojë pjesën më të rëndësishme të qytetit, pritet të fillojë pas 3 muajsh.
Projekti për ndërtimin e kësaj vepre u miratua me procedurë të përshpejtuar në Paralament nga qeveria dhe kjo i dha shkasë një teme të madhe debatesh dhe denoncimesh në lidhje me të. Siç u përmend edhe më lart ishte Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se kjo është një aferë e madhe korruptive ku pas saj qëndron kryeministri Rama, Aleksandër Vuçiç dhe biznesmeni serb Bogoljub Kariç. Ai madje i bëri thirrje Bashkimit Europian që të hetojë këtë aferë. Pas Berishës edhe kreu i PL-së Ilir Meta e konsideroi projektin për Portin e Durrësit një aferë korruptive më të madhe se ajo e inceneratorëve.
Por vlen të theksohet se teksa 2 krerët e opozitës flasin për oligarkë të huaj që janë të lidhur me Portin e Durrësit, në fakt ato po zhvendosin fokusin nga oligarkët që janë mes nesh në Shqipëri. Është e ditur tashmë që oligarkë shqiptarë po marrin pa fund tendera dhe po ndëtojnë kate pa leje në mes të Tiranës.
“Gazeta Reforma” ka denoncuar herë pas here raste flagrante ku oligarkët në shkelje të plotë të ligjit dhe me mbështetjen e politikës kanë zhvatur miliona euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Projekti i Portit të Durrësit po shkakton një konfuzion dhe akoma nuk dihet se kujt i shërben e gjitha kjo. Gazetari Habjon Hasani ka arritur në konkluzionin se ndërkohë që opozita fokusohet tek biznesmeni serb, lë në ‘hije’ oligarkët e vërtetë të fshehur pas këtij mega-projekti. Hasani argumenton në shkrimin e tij se të bësh lidhjen midis ndërtimit të Portit të Durrësit dhe Bjellorusisë është një gafë logjike dhe po i jep shkas krijimit të një alibie e cila po ndihmon pronarët e fshehur të këtij projekti.
Sipas tij “Nuk ekziston asnjë indicie që lidh Bogoljub Kariçin me këtë projekt dhe spekulimi që ka bërë sot Berisha; përveçse është alibi e gatshme për pronarët e vërtetë të këtij projekti, është njëherësh dhe tregues esencial i impotencës së opozitës, e cila flet përralla dhe përmend emra badjava, duke mos ditur asnjë gjë për pronësinë e kompanive offshore, por e njejta opozitë ama nuk pipëtin për kontrata korruptive koncensionare të lidhura në Tiranë, me përfitues krejt të identifikueshëm dhe të qartë.
Nga Habjon Hasani
Te gjithë këta (me Berishën ne krye) qe aludojnë pa asnjë provë ose indicio emrin e biznesmenit serb Bogoljub Kariç si të lidhur me Projektin e Portit te Durresit; ne fakt jane duke krijuar alibi gratis dhe duke ndihmuar pronaret e fshehur te ketij projekti; te cilet mund te mos kene asnje lidhje me serbin e famshem.
Eshte gafe logjike te besh lidhje mes Bjellorusise dhe Durresit vetem pse Al-Alabaari paska bashkepunuar dikur me koorporaten e vellezerve Kariç, sepse Al-Alabaar ka zhvilluar projekte dhe me CIA-n dhe me koorporata amerikane dhe me oligarke ruse, franceze e australiane etj etj.
Madje ai ka partneritet dhe me egjiptiane, me te birin e Hosni Mubarakut, i cili flitet se posedon kapitale te rendesishme gati per investim.
Ne Tirane nuk ka asnje gjurme te pronareve te vertete te ketij projekti; e vetmja gjurme ne QKB ne regjistrin e pronareve indirekte eshte numri “355663” i regjistruar si numri i kompanise se origjines se Al-Alabaarit.
Ky numer, ne dukje, perkon me numrin e kompanise “offshore” “Camacrisa Holdings LTD”, nje entitet offshore dhe i panjohur i Ishujve Virgjine te Britanise.
Pertej kesaj te dhene çdo gje tjeter eshte erresire.
Nuk ekziston asnje indicio qe lidh Bogoljub Kariçin me kete projekt dhe spekulimi qe ka bere sot Berisha; perveçse eshte alibi e gatshme per pronaret e vertete te ketij projekti, eshte njeheresh dhe tregues esencial i impotences se opozites, e cila flet perralla dhe permend emra badjava, duke mos ditur asnje gje per pronesine e kompanive offshore, por e njejta opozite ama nuk pipetin per kontrata korruptive koncensionare te lidhura ne Tirane, me perfitues krejt te identifikueshem dhe te qarte. D.m.th keta qe nuk pipetijne dot emrat e mikro-biznesmeneve te Tiranes, keta po denoncokan tigrat e biznesit nderkombetar?
Nejse; mendoj se Rama duhet t’iu falenderoje sepse i keni bere sherbim kolosal duke krijuar tymnaja me emra fiktive dhe legjenda urbane, duke ndihmuar partneret e vertete te Rames te rrine te qete ne prapaskene./ Gazeta Reforma