Një prej naftëtarëve që protestonte sot para rafinerisë së Ballshit, mbajti dhe një fjalim me tone të ashpra ndaj klasës politike në Shqipëri.
Ai nuk i kurseu akuzat drejt qeverisë, ku propozoi që t’u ulet rroga deputetëve. Përveç kryeministrit, naftëtari i bëri thirrje edhe ambasadës amerikane që të ndërhyjë për të zgjidhur këtë çështje.
“Na ka shkelur ai, na ka vënë shkelmin në grykë. Po shet detin ai. Këtu ore këtu! Të garantoj që të gjithë këta këtu anojnë nga greku, s’na mbajnë dot. S’na përgjigjen dot. Nëse futemi aty, duhet të jetë dhe pronari dhe të na japë librezat.
Ose do presim kolonat, pasi është gjaku jonë. Prandaj kryeministri mos të dalë nëpër studio e të thotë se; “ju mos u mërzisni se ne e dimë shumë mirë”. Na dëgjo dhe vepro o zotëri! Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln lekë. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë.
Ka një Zot lart dhe do e paguajnë një ditë. I bëj thirrje ambasadës amerikane që të ndërhyrë me këtë vend, pasi 300 persona janë marrë peng. Ku do të trokasim? Asnjë s’na përgjigjet. Jam në gjyq prej 3 vitesh, madje jam gjobitur se doja të ndërroja dhe gjyqtarin. Turpi më i madh. Pse do ndërroja gjyqtarin më gjobit 5 mijë lekë. Ca bëjnë këta legena. Një pyetje kam për zotit kryeministër, mos e dhëntë Zoti një provokim me grekun. Mua a më ka nën forcat e tij?! Nga do mbaj unë?! Nga greku do mbaj. Na ke vënë këmbën në grykë.
Njeriu është aseti i kombit në radhë të parë. Këta duan ta bëjnë si me zgjuan e bletës. E kanë çuar zgjuan nga 10 rrugë miza, në një rrugë. Kërkojnë që të bëhet mjaltë në Shqipëri. Po kanë ikur të gjithë. O derman thirri mendjes. Merri të gjitha për vete dhe bëhu mbret. Bëhu peshëngritës, ça të dojë qejfi. Por po të vjen ora.
I bëj thirrje dhe kryetarit të opozitës, që mos të rrijë në hije. Ka ardhur në Ballsh këtu, shumë mirë ka bërë, të vazhdojë të flas mos të hesht. Nuk është vetëm problemi i Ballshit, pasi është e tërë Shqipëria. Na mbytën mafiozët nga të gjitha anët. Dhe heshtin këta morra. Bëhen palë me të tjerët, këta që janë këtu. Ngriheni zërin fort. Kryeministri të vijë këtu pasi po mbahet nga taksat tona. Tek ky sheshi këtu i ka thënë ish-pronarit; “Jepi lekut, se në varr nuk do i marrësh”. Po ti zoti kryeministër ku do i çosh?! Po më vjen keq mo zotni po pse e bëni shtëpinë me 12 banja, apo keni nga një qen e nga një mace që do të shkojë në banjë. Se di pse i doni këto vila, këto pallate! Po për ça i doni mo burrë, se një jetë keni! Nuk e hani dot një vit, do hash 50 mijë lekë në ditë, por jo 500 milionë.”, tha naftëtari.
/GazetaReforma.com/