Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

14:31 10/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Situata para Bashkisë së Durrësit u përshkallëzua në tensione të forta dhe përplasje verbale, teksa banorë të lagjeve numër 7 dhe 8 protestuan ashpër kundër shpronësimeve që do të kryhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave” me rrugën “Aleksandër Goga”.

Protesta u zhvillua pak para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e planifikuar në orën 12:00, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte miratimi i shpronësimeve të banesave që do të shemben për ndërtimin e unazës. Banorët, të revoltuar, u përplasën me zyrtarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke kërkuar llogari për vendimin që prek drejtpërdrejt shtëpitë e tyre.

Gjatë përplasjeve, situata degradoi në fyerje të rënda. “O bthë qrë, o krvë e mtit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të qfsha ropt, të qfsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve një zyrtari të bashkisë, në sy të qytetarëve dhe mediave.

Tensionet vijuan edhe në hyrje të Bashkisë, ku banorët u përballën me bllokadën e policisë bashkiake. “Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar një anëtari të Këshillit Bashkiak, teksa ky i fundit po hynte në sallën e mbledhjes.

Nga sheshi përpara Bashkisë, thirrjet u drejtuan edhe ndaj kryebashkiakes Emiriana Sako, të cilës banorët i kërkuan të dilte dhe t’u hapte derën për të marrë pjesë në mbledhje. “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë qytetarët, duke e akuzuar drejtpërdrejt për vendimin e marrë.

Në prononcimet për mediat, banorët deklaruan se nuk janë njoftuar më parë për prishjen e banesave dhe se kundërshtojnë fort vlerën e shpronësimit. Sipas tyre, shuma e parashikuar nuk mjafton për të blerë një banesë të re, duke i lënë ata pa zgjidhje dhe pa strehë. Ata kërkojnë nga bashkia që fillimisht t’u sigurohet një shtëpi, përpara se të shemben banesat aktuale.

Nga ana e saj, Bashkia e Durrësit bën me dije se në parim është miratuar vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekësh për pasuritë pronë private që preken nga ky investim publik. Sipas të dhënave zyrtare, janë evidentuar 131 pronarë, privatë dhe shtetërorë, për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

Të tjera

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit
Aktualitet

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

Një situatë tronditëse është regjistruar në Korçë, ku një adoleshente ka tentuar për herë të tretë të ndërmarrë një akt...

17:14 26/03/2026
Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike
Aktualitet

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Prej 26 shkurtit, qytetarët nuk kanë më akses te një prej mekanizmave më të rëndësishëm për të ndjekur se ku...

12:46 26/03/2026
Para
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

Tronditëse në Korçë: Adoleshentja tenton për herë të tretë të hidhet nga pallati, shpëtohet në sekondat e fundit

17:14 26/03/2026
Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

12:46 26/03/2026
Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

12:21 26/03/2026
Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

11:57 26/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.