Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi duke ironizuar deklaroi se të gjithë ligjvënësit kanë të drejtë që të marrin fjalën. Ai tha se mazhoranca po vjedh buxhetin e shtetit dhe opozita nuk po thotë gjë.
“Ne nga fusha nuk kemi? Apo vetëm ata nga mali. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit, ne nuk po themi gjë. Ne vetëm fjalën duam, na lini të vjedhim dhe ne nga fjalët”, tha Korreshi.
“Po bëni si gjynahqar. Po kështu është kur je në opozitë. Kemi qenë dhe ne, por kështu e ka demokracia”, Ju përgjigj Felaj.
View this post on Instagram