Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Na detyron ligji’/ Ministri ‘i gjobave’ bën bilancin dhe mundohet ti hedh fajin Ramës: Ndëshkuam rreth 3000 qytetarë, por…  

20:57 19/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Policia e Shtetit është kthyer në institucionin më të urryer të muajve të fundit pikërisht për faktin se çështja e pandemisë së koronavirusit dhe masat represive të diktuara nga qeveria e kanë përballur direkt policin me qytetarin.

Kjo ka bërë që në shumë raste në muajt e fundit të shënohen jo pak incidente që kanë pasur si protagonistë uniformat blu, nga njëra anë, dhe qytetarët nga ana tjetër.

Por duket se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që është edhe individi më i përfolur në gjithë këtë katrahurë, po mundohet që para syve të opinionit t’u bëjë bisht përgjegjësive të tija.

Edhe pse nuk e ka adresuar direkt fajin tek kryeministri Rama, në një dalje të sotme ku ka bërë edhe një bilanc qesharak të gjobave që u vendosen qytetarëve në rrugë për mos mbajtje maskash, ministri Lleshaj, nuk ka mundur që të fshehë dot presionin e madh.

Në vetëm 4 ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ, janë gjobitur në të gjithë vendin në total 2811 “të pabindur”, por ministri Lleshaj në një reagim ka shkruar se, Policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

Ministri Lleshaj, ka kërkuar respektimin e masës për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura nga qytetarët.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë”,- shkruan Lleshaj.

Reagimi i plotë i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj:

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë”.

Presioni policor

Që prej të enjtes së shkuar, maska është vendosur që të mbahet me detyrim edhe në ambientet e hapura për të shmangur një mbyllje të dytë nga pandemia e koronavirusit.

Të gjithë ata që kapen në shkelje do të gjobiten me 3 mijë lekë të reja, dhe nëse kapen në përsëritje, do të duhet të paguajnë 5 mijë lekë të reja, para këto që do t’u mbahen në faturën e dritave.

Policia e Shtetit ka vendosur vetëm sot plot 701 gjoba për qytetarët që nuk mbanin maskën, duke dyfishuar sasinë e gjobave në vend.

Ndërkohë 9 persona janë ndaluar pasi kanë refuzuar të japin identitetin.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 701 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë”,- njoftoi Policia e Shtetit.

Edhe Policia Rrugore bën kërdinë

Në kuadër të fushatës së gjobitjes masive me pretekstin e mbajtjes së maskës me detyrim, gjatë ditëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 564 masa administrative me masë 3000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Por Policia Rrugore nga ana tjetër ka vijuar edhe me aksionet e saj sidomos gjatë natës, ku përveç gjobave ndaj shoferëve dhe heqjes së patentave, nuk mungojnë as rastet e ndalimit dhe arrestimit të drejtuesve të ndryshëm të mjeteve.

Por nga ana tjetër, janë të shumtë ata që jo vetëm apelojnë gjobat, por edhe që kanë ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit për moskorrektësi ose për ndalimi të qëllimshme dhe me tendencë.

Këto çështje edhe pse janë rrugës për shqyrtim nga gjykatat e vendit, duket se në fund do të kenë një faturë të kripur për Policinë e Shtetit, e cila e gjendur nën trysninë e presionit politik, duket se ka marrë një pozicion armiqësor me qytetarët.

Në jo pak raste “GazetaReforma.com” ka pasqyruar aksione të policisë por edhe vendosje tendencioze gjobash si tek shoferët, ashtu edhe tek qytetarë apo biznese, të cilat janë penalizuar në mënyrë selektive nga Policia e Shtetit me urdhër të eprorëve.

Duke qenë se “Gazeta Reforma” është në anën e qytetarit, ne i nxisim të gjithë qytetarët që të denoncojnë me fakte dhe prova në rrjetet tona sociale, të gjitha rastet kur ata pretendojnë se kanë qenë viktima të padrejta të arrogancës dhe represionit selektiv policor.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: bilancigjobaministrirama

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

VIDEO/ Eksperti jep alarmin: Në Shqipëri ka nisur vala e dytë e Covid-19! Situata po përkeqësohet, do veprojmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.