Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht menaxherin dhe pronarin e një subjekti në Velipoj, i cili po ushtronte aktivitet me muzikë, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje. Sipas burimit zyrtar nga Policia është vendosur masë administrative prej 1.000.000 lekë për subjektin dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 pajisje muzikore.
Shtetasit V. M., 34 vjeç, banues në Gomsiqe e Re, Velipojë, pronari i subjektit në Velipojë dhe E. J., 25 vjeç, banues në Shkodër, menaxher i subjektit, u proceduan penalisht pasi janë konstatuar duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të lejuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit
Njoftimi i Policisë:
Velipojë/Shkodër
U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohen penalisht pronari dhe menaxheri i subjektit. Gjithashtu, vendoset masë administrative 1.000.000 lekë për subjektin.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 pajisje muzikore. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit: V. M., 34 vjeç, banues në Gomsiqe e Re, Velipojë, pronari i subjektit në Velipojë dhe E. J., 25 vjeç, banues në Shkodër, menaxher i subjektit, pasi janë konstatuar duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të lejuar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për pronarin e këtij subjekti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 pajisje muzikore që u gjetën në ambientet e këtij subjekti.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.