Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

13:52 13/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, në qarkun e Korçës, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël.

Autoritetet njoftojnë se sëmundja është zbuluar në një fermë lokale, ku disa kafshë kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e shërbimit veterinar, të cilët po ndjekin protokollet për izolimin dhe dezinfektimin e zonës, si dhe marrjen e mostrave për analiza të mëtejshme.

Murtaja e ruminantëve të vegjël, që prek kryesisht delet dhe dhitë, konsiderohet shumë ngjitëse dhe sjell dëme të mëdha ekonomike për fermerët.

Ky është rast i parë në Korçë, sëmundja ka prekur edhe katër zona të tjera në vend: Shkodër, Dibër, Bulqizë dhe Skrapar.

Deri tani janë regjistruar 716 kafshë të infektuara, prej të cilave 25 kanë vdekur, ndërsa 153 janë asgjësuar për të parandaluar përhapjen e virusit. Procesi i eliminimit të kafshëve të infektuara vazhdon.

Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit, por shkakton vdekshmëri të lartë në tufat e prekura, duke krijuar pasoja të rënda ekonomike për sektorin blegtoral.

Për të frenuar përhapjen, nga 9 qershori ka hyrë në fuqi një urdhër i ri që ndalon lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga një fermë në tjetrën, si dhe kufizon kullotjen në kullota të përbashkëta, përveç në rastet kur kafshët shkojnë në thertore me dokumentacion veterinar të rregullt.

Po ashtu, është ndaluar tregtimi i këtyre kafshëve në tregjet e gjalla, panairet dhe tubimet e tjera publike.

Ministria e Bujqësisë ka ngritur 39 grupe inspektimi që kanë kontrolluar deri më tani 983 ferma me gjithsej 164,803 krerë dhen e dhi në gjithë vendin. Qëllimi kryesor i këtyre masave është të monitorohet situata epidemiologjike dhe të rritet ndërgjegjësimi i fermerëve për rrezikun që përbën kjo sëmundje.

Lajmet për praninë e murtajës janë raportuar në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të Kafshëve të Bashkimit Evropian. Për më tepër, autoritetet shqiptare kanë kontaktuar Zyrën e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian.

Në Tiranë kanë mbërritur dy ekspertë nga BE-ja, të cilët po inspektojnë njërën prej vatrave dhe pritet të japin rekomandime për menaxhimin e situatës.

Ministria i bën thirrje fermerëve të zbatojnë me rigorozitet masat e biosigurisë, të shmangin lëvizjet e pakontrolluara të kafshëve dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar në numrin e gjelbër 08003366.

Çfarë është murtaja e ruminantëve të vegjël?

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë.

Viruset përhapen përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura dhe sekrecioneve të tyre, duke përfshirë edhe përhapjen në ambientet e mbyllura përmes ajrit.

Simptomat karakteristike përfshijnë temperaturë të lartë, sekrecione nga sytë dhe hundët, inflamacion të mukozës së gojës, vështirësi në frymëmarrje, diarre të rëndë dhe humbje oreksi. Kontrolli i shpërthimeve është jetik për mbrojtjen e ekonomisë së fermerëve dhe stabilitetit të sektorit blegtoral.

Etiketa: murtaja

Të lidhura

Izraeli nis valë të re sulmesh
Bota

Izraeli nis valë të re sulmesh

Shpërthime të reja janë regjistruar në disa zona të Iranit, teksa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Forcat...

18:58 13/06/2025
Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve
Aktualitet

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm prania e insekteve në ambientet e hapura dhe të...

18:28 13/06/2025
Para
“Mos e harroni Martinin”/ Kur drejtësia fle dhe mediat zgjojnë ndërgjegjen

“Mos e harroni Martinin”/ Kur drejtësia fle dhe mediat zgjojnë ndërgjegjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli nis valë të re sulmesh

Izraeli nis valë të re sulmesh

18:58 13/06/2025
Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

18:28 13/06/2025
“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India

“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India

18:08 13/06/2025
EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

17:41 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.