Seanca e sotme parlamentare duket se po ngjall shumë debate dhe deklarata nga deputetet e pranishëm në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i opozitës Myslym Murrizi ka bërë dhe një deklaratë të fortë për atë që do të ndodhë në asamblenë e PS-së këtë të premte.
Murrizi tha se të premten Partia Socialiste ka vendosur të shkarkojë ministrin Sandër Lleshaj, për ta bërë deputet për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 25 prill.
“Do të doja të uroja për zgjedhjet para zgjedhjeve deputetin e ri të Partisë Socialiste Sandër Lleshaj. Keni planifikuar ta shkarkoni të premten, Sandër Lleshajn dhe të na e bëni deputet”, tha Murrizi.
Ende nuk ka informacione për planin e Partisë Socialiste dhe asamblenë e të premtes, por na mbetet vetëm të presim.