Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mungesë përgjegjshmërie! Ndodh sërish, del teza e provimit të maturës shtetërore

12:47 11/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Përsëritet historia, as ky vit nuk ka bërë përjashtim, teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka dalë jashtë institucioneve ku po zhvillohet testimi. Shkak bëhen maturantët të cilët duket se kanë bërë të mundur futjen e telefonave celularë në klasa, pavarësisht rregullave të rrepta të ndjekura nga Ministria e Arsimit.

Ditën e sotme po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë

Edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e maturantëve, përsëri disa foto të provimit të Gjuhës dhe Letërsisë po qarkullojnë nëpër rrjet. Provimi mësohet të ketë filluar rreth orës 10:30.

Fotot kanë dalë vetëm pak minuta pasi maturantët kanë hyrë në klasa, ku aktualisht po zhvillohet provimi. Ato janë zbuluar nga një gjimnaz i ndodhur në zonat periferike dhe jo nga shkollat e qendrës.

Maturantët duket se nuk i tremben ndëshkimeve të parashikuara në rast të publikimit të tezave të provimit. Në rregulloren e Maturës Shtetërore, e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon ndjekje penale për personat që arrijnë të publikojnë këto materiale të rëndësisë së veçantë.

“Për çdo person të tretë, i cili publikon materiale të një rëndësie të veçantë , deri në çastin e përfundimit të kohës së testimit, ndaj individit që i ka publikuar do të kërkohet ndjekje penale nga organet përkatëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar”, nënvizohet në rregullore.

Kjo nuk është hera e para që Matura Shtetërore përfshihet në një skandal të tillë, me nxënësit që arrijnë të fusin brenda ambienteve ku zhvillohet testimi telefonat e tyre celularë, pavarësisht kontrollit të rreptë.

Provimet e Maturës Shtetërore 2022 do të zhvillohen nga data 9 qershor deri në datën 24 qershor. Aktualish ka përfunduar provimi i gjuhës së huaj, i cili u zhvillua dy ditë më parë më 9 qershor 2022. Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë po zhvillohet ditën e sotme. Ndërsa mbetet për tu zhvilluar provimi i matematikës më 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor.

Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë.

Të lidhura

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?
Aktualitet

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

Italia ka ndërmarrë zyrtarisht hapat për të futur kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët, si pjesë e një nisme të...

09:03 05/07/2025
Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë
Aktualitet

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin gjatë verës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të helmimeve, duke vënë...

18:47 04/07/2025
Para
Shisnin drogë në Vlorë, e pësojnë keq 3 persona (Video)

Shisnin drogë në Vlorë, e pësojnë keq 3 persona (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

09:03 05/07/2025
Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

18:47 04/07/2025
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës

18:31 04/07/2025
Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

18:17 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.