Moti i keq që ka pushtuar vendin ka shkaktuar probleme të mëdha jo vetëm në qytete të ndryshime, por edhe në qarkullimin e udhëtarëve,
Porti i Vlorës tashmë e ka pezulluar punën dhe kjo për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe mbi 7 ballë në det të hapur.
Të gjitha mjetet, si anijet ashtu edhe varkatet e peshkimit e kanë të ndaluar daljen në det për shkak të motit të keq.
Tashmë Autoriteti Portual tashmë ka këshilluar peshkarexhat dhe anijet e vogla që të ankorohen në vendstrehime të sigurta ndërkohë që trageti i linjës Vlorë- Bindizi nuk do të kryejë intinerarin normal.