Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monitor: Koncesionet PPP në shëndetësi përfituan 47 mln euro padrejtësisht, 12.3% të vlerës totale të kontratave

09:27 29/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Katër kontratat koncensionare PPP në sektorin e shëndetësisë, shërbimi i Check-up, Dializa, Laboratori dhe sterilizimi gjatë periudhës 2015 -2021 kanë përfituar rreth 5.7 miliardë lekë (47 milionë euro) për shërbime që nuk i kanë kryer dhe në kundërshtim me parimet ligjore të ligjit mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo shumë është sa 12,3 për qind e gjithë vlerës së katër kontratave për të gjithë periudhën, evidentoi një studim i shoqatës “Together for Life” në një analizë të Koncesioneve në Shëndetësi që u publikua sot.

Studimi, i cili ka analizuar raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, thotë se dëmi i pjesshëm ekonomik nga koncesionet në shëndetësi prej 5,6 miliardë lekësh përbëhet nga 1,5 miliardë lekë pagesa për shërbime që nuk janë kryer ndaj koncesioneve të “Checkup” dhe “Dializës” për periudhën 2015-2021 dhe rreth 4,1 miliardë lekë janë dëm në përllogaritjen e TVSH-së në kundërshtim me ligjin e TVSH për kontratat e Sterilizimit dhe “Checkup” për të gjithë periudhën 10 vjeçare.

Ligji për TVSH i përjashton barnat, pajisjet, furnizimet dhe shërbimet në sektorin shëndetësor nga TVSH-ja, por ato kanë vijuar të faturojnë me TVSH.

Përkundrejt dëmit ekonomik Raporti i “Together for Life” evidentoi se ka munguar analiza e institucioneve shtetërore për përfitimet që kanë sjellë kontratat koncesionare, përkundrejt kostove që këto koncesione kanë sjellë në buxhetin e shtetit, përmes përdorimit të një pjesë të parave të taksapaguesve. Ndërkohë investimet e realizuara nga koncesionarët kanë qenë minimale.

Sakaq investimet e realizuara nga koncesionarët kanë qenë minimale. Për të gjithë periudhën e koncesionit të katër kontratat do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 45,4 miliardë lekë pa TVSH, por ndërkohë investimet që ato parashikojnë nuk janë më shumë se 4,3 miliardë lekë ose rreth 9 për qind e fondeve të përfituara.

Vlerën më të ulët të investimit në raport me të ardhurat e ka koncesioni i Check-up. Kompania ka parashikuar të investojë vetëm 1,9 për qind të të ardhurave. Për të gjithë periudhën e koncesionit të ardhurat e Checkup janë përllogaritur 8,7 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa investimet vetëm 172 milionë lekë.

Pjesa më e madhe e shërbimeve të Check -Up kryhet nga personeli shëndetësor publik pa pagesë. Qendrat e shërbimit parësor kryejnë pyetësorin dhe marrin analizat për pacientët që kryejnë Check- Up kryen vetëm analizat laboratorike.

Vlera e katër kontratave për të gjithë periudhën e koncesionit është 45,5 miliardë lekë ose 376 milionë euro, nga të cilat deri në fund të 2022 (projeksion) kompanitë kontraktore si Sani Service (sterilizimi), 3P LIFE (check-up), Labofarma (Laboratori) dhe Diavita (dializa) kanë përfituar 22.3 miliardë lekë (189 milionë euro) ose 50% të vlerës totale.

Transparency international që prodhon indeksin me te besueshëm global kundër korrupsionit i ka konsideruar koncesionet në shëndetësi si rast të nivelit të lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për kontratat PPP në shëndetësi./Revista Monitor

Të tjera

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero
Aktualitet

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Pas votimit në Kuvend që rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagimet e ambasadave perëndimore u bënë...

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Shqipëria rezulton një nga vendet më të brishta energjetikisht në Europë, me vetëm rreth 15 ditë rezerva nafte. Ky është...

15:18 12/03/2026
Para
Largimi masiv i të rinjve, Berisha: Shqipëria ka pësuar katastrofë demografike

Largimi masiv i të rinjve, Berisha: Shqipëria ka pësuar katastrofë demografike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

15:18 12/03/2026
Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.