Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monitor: Çmimi i energjisë “zhyt” ujësjellësit

08:52 28/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuat treguesit e tyre financiare shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve nuk janë kanë dalë ta bëjnë këtë plotësisht as në vitin 2022 dhe shkak është bërë çmimi i energjisë.

Raporti i Entit Rregullator të Ujit për vitin e shkuar nënvizon se thuajse të gjithë treguesit që lidhen me performancën kanë shënuar përmirësim por kostoja për operimin dhe mirëmbajtjen nuk është mbuluar plotësisht nga shumica e ujësjellësve.

“Mbulimi i Kostos së Operimit dhe Mirëmbajtjes për vitin 2022, ka rënë ndjeshëm nga 103.4% në 90.5%, kjo për shkak të krizës energjetike dhe të rritjes së çmimeve në përgjithësi. Gjatë vitit 2022, nga 58 shoqëri që operojnë në sektor, vetëm 13 prej tyre arrijnë të mbulojnë mbi 100% kostot O&M nga 12 që ishin në vitin 2021. Veçanërisht 26 shoqëri performojnë dobët nën nivelin 70% të këtij treguesi” vlerëson Enti Rregullator i Ujit.

Enti nënvizon se një tjetër tregues siç është “Uji Pa të Ardhura” për vitin 2022 është përmirësuar me rreth 1.4% krahasuar me një vit më parë. Përmirësimi i këtij treguesi sipas raportit ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së volumit të ujit të faturuar me 2.7 milion m3 , si dhe uljes së volumit të prodhuar me 11.3 milion m3.

“Ndikim kryesor kanë dhënë shoqëritë UK Tiranë dhe UK Kavajë me një rritje të volumit të ujit të faturuar me rreth 2 milion m3 . Ulje të sasisë së ujit të prodhuar janë shënuar për shoqëritë UK Tiranë, Berat – Kuçovë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Mallakastër. Gjithsesi, për vitin 2022 edhe pse i përmirësuar, ky tregues mbetet përsëri në nivele të larta, 63.4%” thuhet në raportin e ERRU.

I njëjti raport vlerëson se Norma e Arkëtimit Korrente, e cila përfaqëson arkëtimet e kryera nga shoqëria brenda vitit pa përfshirë debitë e vjetra, për vitin 2022 rezulton të jetë përmirësuar në 78.6% nga 77.6% që ishte në vitin 2021. Performancë të mirë kanë realizuar shoqëritë UK Librazhd, Tepelenë, Dibër, Fushë Arrëz, Delvinë, Dropull, Ersekë, Has, Durrës, Vlorë dhe Tiranë. Nga ana tjetër “Niveli i Matjes” është në nivelin 82,8% duke u përmirësuar me 2.1% krahasuar me vitin 2021.

“Kohëzgjatja e Furnizimit me Ujë” e cila shpreh mesataren e orëve të furnizimit me ujë në ditë, për vitin 2022 është në nivelin e 16.3 orë/ditë me një përmirësim prej rreth 1 orë krahasuar me vitin 2021.

Duke analizuar të gjithë treguesit dhe problemin kryesor që është kostoja e energjisë Enti ka propozuar në raportin e tij që shoqëritë të shohin me prioritet planet e eficiencës.

“Për përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet dhe të merren masa për rritjen e Efiçencës së Energjisë dhe burimeve alternative të rinovueshme, si sfida kryesore për sektorin UK edhe për vitin në vijim” nënvizon ERRU.

Kriza e energjisë krijoi një ngërç të madh me bizneset në treg të lirë dhe pjesë e këtij grupi janë edhe shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve. Enti vlerëson se çmimi i energjisë elektrike për sektorin e UK nga 11,5 lek/kwh, u rrit në 18,8 lek/kwh, një rritje prej 65% të këtij çmimi, dhe një rritje të kostove të energjisë elektrike në rang sektori me rreth 38%./RevistaMonitor

Të lidhura

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot

Një incident është shënuar gjatë procesit të votimit në Fushë Milot, ku në oborrin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” ku...

17:47 11/05/2025
Përplasja në Vorë, procedohet penalisht Flamur Noka
Kryesore

Përplasja në Vorë, procedohet penalisht Flamur Noka

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

17:38 11/05/2025
Para
Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat: Nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim

Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat: Nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot

17:47 11/05/2025
Përplasja në Vorë, procedohet penalisht Flamur Noka

Përplasja në Vorë, procedohet penalisht Flamur Noka

17:38 11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

17:30 11/05/2025
Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

17:03 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.