Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monitor: Abuzimet me investimet arrijnë deri në 90% të fondeve të prokuruara

08:42 11/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk kufizohet në sektorë apo industri të veçanta, por është i përhapur në të gjithë ekonominë. Kjo ka pasur ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Për shembull, keqmenaxhimi i fondeve publike ka çuar në mungesën e investimeve në infrastrukturën kritike, si rrugët, spitalet dhe shkollat, duke rezultuar në shërbime të dobëta dhe mungesë mundësish për qytetarët, veçanërisht në zonat rurale.

Përmasat e korrupsionit janë problemi më i madh i tij, në këtë moment që flasim. Dhe këtu kam parasysh të dy dimensionet, gjerësi dhe thellësi. Në pikëpamjen e gjerësisë, korrupsioni është sot i shtrirë në të gjitha fushat e jetës.

Kudo ku shtrihet ndikimi i një shërbimi shtetëror, korrupsioni është aty. Fillo që nga shëndetësia deri te pyjet, që nga kontrolli ushqimor te shërbimi diplomatik. Aktualisht nuk ka mbetur asnjë sektor publik pa u përmendur të paktën një herë për aktivitet të lidhur me korrupsionin.

Zgjerimi i korrupsionit, në gjithë sferat e shërbimit publik, ka ardhur gradualisht, vit pas viti, derisa ka zaptuar gjithë trupin, derisa sot ka fituar me të drejtë klasifikimin si “modus operandi”.

Një problem tjetër i përkeqësuar është edhe përmasa e korrupsionit në dimensionin e dytë, që është thellësia e tij. Kjo nënkupton që tashmë, pjesa e abuzimit brenda shpenzimit apo investimit publik është rritur në mënyrë konstante, duke arritur sot përmasa të paimagjinueshme.

Në bazë të një analize të bërë, referuar raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite, në fillimet e demokracisë, dimensioni i thellësisë ishte relativisht i ulët, pra, përmasa e abuzimit ishte relativisht e ulët.

Domethënë, për një tender të caktuar, sasia e abuzimit në fillim të viteve ’90 ishte diku te 2-3% e vlerës së tenderit. Aq ishte koeficienti mesatar i abuzimit apo ryshfetit, pjesa tjetër shkonte për interes të shërbimit publik, apo veprës publike.

Më pas, në fillim të viteve 2000, sasia e abuzimit apo ryshfetit brenda vlerës së një shpenzimi apo investimi qeveritar filloi të rritej, ku tashmë nisën dhe titullimet e ngjashme me këto aktuale si p.sh., “10 përqindëshi”, i cili më pas u bë 20% e me radhë.

Sot, bazuar në raportet e KLSH dhe krahasimeve empirike, korrupsioni zë mesatarisht 30-50% të veprave apo shërbimeve të tenderuara ku abuzohet (pasi natyrisht ka edhe tendera apo shpenzime ku nuk abuzohet, Këtu po flasim vetëm për ato ku abuzohet). Por në raste të veçanta, abuzimi shkon edhe 70-80% apo dhe 90% të vlerës.

Pra nëse vlera e një tenderi ku abuzohet është 100 Lekë, abuzimi zë mesatarisht 30-50 lekë.

Natyrisht ka edhe tenderë me vlera më të ulëta abuzimi, si p.sh. 10% apo 5%, siç ka dhe tenderë ku vlera e abuzimit përbën deri në 90% të gjithë vlerës së tenderuar.

Dhe kjo është një e dhënë që përkon edhe me gjetjet në raportet vjetore të KLSH, ku dëmi ekonomik i evidentuar nga inspektorët e KLSH, përbën diku te 30-50% të totalit të aktiviteteve në shkelje të disiplinës financiare. Kjo shifër varion nga viti në vit.

Vlerat më të mëdha të abuzimeve gjenden kryesisht në investimet publike, infrastruktura zë një pjesë të rëndësishme në këtë pikë. P.sh. rruga Orikum-Dukat ka kosto mesatarisht 6 milionë Euro/Km, kur aty kemi të bëjmë thjesht me zgjerim rruge në një gjurmë ekzistuese.

Ndërtimi nga e para i një rruge të ngjashme, në kushte fizike më të vështira (Rruga e Lumit të Vlorës) pati kosto 1 milion Euro/Km. Kjo do të thotë që te rruga Orikum-Dukat gati 80-90% e vlerës së tenderuar do të jetë abuzim. Dhe raste të tilla në investimet në infrastrukturë ka shumë.

Megjithatë rekordin në këtë dimension, e mbajnë tenderët e teknologjisë së informacionit, ku p.sh., një faqe interneti që në treg mund ta gjesh nga falas deri në 5000 euro, është tenderuar nga institucionet shqiptare deri në 150 mijë euro, pra me një abuzim sa 97% të vlerës së tenderit.

Apo produkte të tjera si licenca apo shërbime mirëmbajtje që vlerën e kanë deri në 100 mijë euro, por tenderi ka pasur një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme, saqë sot ato nuk kërcënojnë më sistemin, ato janë vetë sistemi. Dhe Shqipëria, me reformat e saj të ngadalta dhe të lehta në drejtim të zbatimit të ligjit, duket se e ka pranuar këtë realitet dhe është përshtatur me të.

Dita kur do të shkëputemi prej tij, duket të jetë shumë e largët./ RevistaMonitor

Të lidhura

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e ditës së sotme, ku deri në orën...

17:30 11/05/2025
Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Gurra” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur...

17:03 11/05/2025
Para
13,7% më pak bebe të lindura në 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste

13,7% më pak bebe të lindura në 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

17:30 11/05/2025
Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

17:03 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, cili qark kryeson?

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, cili qark kryeson?

16:34 11/05/2025
Tensionet në Vorë, KQZ heq akreditimin e komisionerëve

Tensionet në Vorë, KQZ heq akreditimin e komisionerëve

16:24 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.