Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monedha europiane ka pak peshë tregu, interesat e kredisë për individët po bien

09:59 26/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Normat e interesit të kreditimit të individëve nga sektori bankar po qëndrojnë pranë niveleve më të ulëta historike edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja në lekë për pesë muajt e parë të vitit ishte 6.51%, nga 6.52% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për euron, rënia në terma mesatarë është edhe më e ndjeshme, në nivelin 3.6%, nga 3.75% që kishte qenë një vit më parë.

Te kredia në lekë, vërehet një rritje e lehtë në interesat mesatarë të kredive konsumatore dhe overdrafteve, por ndërkohë ka një rënie në interesat e kredisë për blerje banesash dhe të kredisë për qëllime të tjera. Kredia konsumatore në lekë, si për mallra të qëndrueshëm, ashtu edhe për mallrat ë paqëndrueshëm, këtë vit është dhënë mesatarisht me një normë interesi pak më të lartë se 8%, afërsisht një pikë përqindje më shumë se nivelet e shënuara gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Edhe overdraftet kanë shënuar një rritje të lehtë në 11.8%, nga 11.6% që kishin qenë një vit më parë.

Interesat nuk janë rritur te kredia konsumatore në euro (me përjashtim të ovedrafteve), megjithatë kjo është më pak e rëndësishme në analizën e tendencës së normave, sepse monedha europiane ka pak peshë tregu në këtë produkt, që dominohet nga leku.

Rritja e lehtë në interesat e kredisë konsumatore mund të shpjegohet me një perceptim pak më të lartë të rrezikut për këtë produkt, që zakonisht nuk mbulohet me kolateral apo garanci të tjera. Pandemia solli tkurrje të ekonomisë dhe rënie të punësimit në ekonomi. Ky efekt ende nuk është tejkaluar plotësisht dhe është e arsyeshme të mendohet se risku i produktit në këtë periudhë mund të jetë rritur.

Por, nga ana tjetër, bankat kanë ulur më tej normën mesatare të interesit të kredive për blerje banesash, si në lekë, ashtu edhe në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për blerje banesash në lekë në pesë muajt e parë të 2021 u dha me një normë mesatare interesi prej 3.57%, nga 3.68% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për euron ky tregues ra në 3.11%, nga 3.28 që kishte qenë për 5-mujorin 2020.

Kredia për blerje banesash është produkti me ecurinë më të mirë në vitet e fundit dhe konkurrenca mes bankave duket e lartë. Në pesë muajt e parë të këtij viti, bankat disbursuan një shifër rekord prej 14.3 miliardë lekësh ose gati 117 milionë eurosh kredi të reja për shtëpi. Kredia e re për shtëpi është rritur me 76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera totale e portofolit në fund të muajit maj 2021 arriti në 133.5 miliardë lekë ose rreth 1.1 miliardë eurove, shkruan Monitor.

Gjendja e shëndetshme e bilanceve të bankave, rritja e depozitave dhe mbështetja e lartë me likuiditet nga Banka e Shqipërisë kanë bërë që rreziqet të mbahen nën kontroll dhe normat e interesit të mos rriten as pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Kjo po ndihmon në nxitjen e investimeve të reja me kredi bankare, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Etiketa: KrediaMonedha europiane

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kosova në zi kombëtare, flamujt ulen në gjysmështizë

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kosova në zi kombëtare, flamujt ulen në gjysmështizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.