Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjeku Tritan Kalo jep 10 këshilla për të mposhtur Coronavirusin, thirrje të ashpër politikës

10:04 15/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Deri tani janë regjistruar 38 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19, i cili preku vendin tonë të hënën e kësaj jave, më 9 mars.

Gjendja e personave të prekur është e stabilizura, përveç dy të moshuarve në Fier dhe në Lushnje, të cilët janë shtruar në terapi intensive sepse kanë pasur komplikacione me shëndetin.

Disa ditë më parë një 73-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Teksa frika vijon të rritet dita-ditës, mjekët mundohen herë pas here që të qetësojnë qytetarët dhe t’u japin atyre këshilla për të vepruar në këtë situatë, siç ka bërë së fundmi mjeku Tritan Kalo.

Kalo ka dhënë 10 këshilla për qytetarët për të menaxhuar situatën e COVID-19, ku ka theksuar se duhet të vetëizolohen dhe të tregohen të sinqertë me mjekët, ata që kanë ardhur nga zonat e prekura.

Po ashtu, Kalo i ka dërguar edhe një mesazh edhe politikës shqiptare, ku ka theksuar se në këtë kohë nuk ka vend militantizmi partiak.

Thirrja:
DO TIA DALIM MBANË së BASHKU me JU…….NE punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “SHPËTIMIN E JETËVE TUAJA duke VËNË NË RREZIK JETËT TONA”….NE JEMI TË BARABARTË në mes TË BARABARTËVE, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..NJË ORKESTËR e MIRË-HARMONIZUAR në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..BASHKËATDHETARË, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi: 1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj., 2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar, 3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni, 4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake, 5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni, 6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet, 7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj, 8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike, 9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm, 10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……NUKU është aspak koha dhe nuku ka aspak vend për MILITANTIZËM PARTIAK të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e DEMON-KRACISË…..NËSE do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para

Coronavirusi: Pasi miratoi paketën më të madhe të ndihmës, Merkel ka një mesazh për gjermanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.