Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjedisi më i rëndësishëm se shëndeti?/ Shpenzimet për 9-mujorin e pandemisë, Klosi harxhoi më shumë se sa Ogerta

13:08 19/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria është vendi i çudirave dhe paradokseve, por ajo që ka më shumë rëndësi për qeverinë janë paratë dhe jo taksapaguesit madje as shëndeti i këtyre të fundit.

Kjo gjë ka ndodhur në vend, në një kohë kur sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë nën presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka krijuar pandemia e Covid-19.

Por duket se Shqipëria ecën gjithmonë në kahun “kundër orar”, si për ndihmat për koronavirusin ashtu dhe për shpenzimet që qeveria duhet të kryente në një situatë emergjence botërore si kjo.

Të dhënat zyrtare të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për klasifikimin e shpenzimeve sipas funksioneve, gjatë 9-mujorit 2020, flasin për një ulje dhe jo për rritje të shpenzimeve për sektorin e shëndetësisë.

Këto shpenzime ishin 4.2% më të ulëta se në të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa në vlerë ishin 1,5 miliardë lekë më pak (13.7 mln euro).

Por në një kohë që fondet për shëndetësinë dhe për disa shërbime të tjera si ato të përgjithshme publike, apo arsimi ishin më të ulëta se vitin e kaluar, rritje të ndjeshme shënuan fondet për mbrojtjen e mjedisit dhe ato për mbrojtjen sociale dhe për çështjet ekonomike.

Thënë ndryshe, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e drejtuar nga Blendi Klosi, ka shpenzuar më shumë para se sa Ministria e Shëndetësisë, e Ogerta Manastirliut.

Shpenzimet për 9-mujorin  

Sipas të dhënave zyrtare për 9-mujorin, shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit shënuan rritjen më të lartë me 68% në raport me periudhën janar-shtator të vitit 2019. Ato arritën gjithsej në 3.7 miliardë lekë ose 12 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

Edhe pse nuk u duk ndonjë situatë optimale në përmirësimin e kushteve mjedisore, ku edhe pse nuk pati një sezon të rregullt turistik këtë verë, shumica e plazheve ishin të përmbytur nga plehrat, ministria e Blendi Klosit, gjithsesi është treguar “korrekte” me bërjen e shpenzimeve.

Nga ana tjetër, Sektori i Shëndetësisë u përball këtë vit me një presion të lartë për blerje të pajisjeve dhe medikamenteve shtesë për trajtimin e të prekurve nga COVID-19, duke marrë edhe një financim shtesë prej 4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit.

Por të dhënat faktike për realizimin e buxhetit 2020 tregojnë se, shpenzimet për shëndetësinë jo vetëm që nuk u rritën në këto muaj që lamë pas, por rezultojnë poshtë faktit të vitit të kaluar me 13 milionë euro.

Burimet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm sqarojnë se, shkak për këtë situatë është bërë pezullimi i kontratës koncesionare të check-up dhe pagesat më të ulëta për koncesionin e sterilizimit.

Kosto vjetore e koncesionit të sterilizimit është rreth 1,6 miliardë lekë, por këtë vit pagesa pritet të jetë më e ulët, për shkak se një numër i madh operacionesh jo emergjente janë shtyrë prej pandemisë. Ndërsa koncesioni i check-up, me kosto vjetore 876 milionë lekë, është pezulluar për të rinisur aktivitetin pasi pandemia të ketë kaluar.

Shpenzimet sipas buxhetit

Shpenzimet totale të buxhetit ishin 367 miliardë lekë për 9-mujorin, me rritje gati 6% me bazë vjetore, të ndikuara kryesisht nga shtimi i fondeve për mbrojtjen sociale, si rrjedhojë e paketave anti-Covid-19.

Në 6-mujorin e parë 2020, funksionet e qeverisë që shënuan rritje të shpenzimeve ishin mbrojtja sociale me 13% në raport me një vit më parë, si rrjedhojë e paketave të ndihmës, mbrojtja e mjedisit me 68%, rendi dhe siguria publike me 3,9 %, çështjet ekonomike me 19.8%.

Pandemia Covid-19 zhbalancoi treguesit makroekonomikë dhe ata buxhetorë. Të ardhurat kanë pësuar rënie vjetore ne rreth 10.4% gjatë 9-mujorit, ndërsa deficiti buxhetor është programuar të arrijë në 8,4% të PBB-së, nga rreth 2% që ishte në buxheti fillestar.

/Burimi: BSH; Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: mjedisipandemiashendetishpenzime

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para

FOTO/ Gjiganti suedez ‘Volvo’ feston 60-vjetorin, rikthen sërish modelin 'Coupe Classic'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.