Ditën e sotme gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori alias Koçolja dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi). E ftuar në MCNTV, Llabani tha se ka dyshime që Leonard Thodhori e ka nxjerrë në pritë mikun e tij Fatmir Sulovari, por është ekzekutuar gjithashtu në mënyrë që të mos e tregonte ngjarjen. Llabani shtoi se policia shkencore ka njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertizë dhe analiza e tyre do të tregojë nëse janë të dy të zhdukurve apo të ndonjë tjetri që është përfshirë në të njëjtën ngjarje.
Deklarata e gazetares:
Ka të reja nga kjo dosje. Më në fund policia shkencore dhe laboratori i kriminalistikës ka në duar dy njolla gjaku që janë gjetur edhe nga veprimet te automjetet që janë sekuestruar. Deri tani janë sekuestruar 8 mjete që dyshohet të jenë përfshirë në një ngjarje të tillë, mes tyre edhe një mjet blind. Njollat e gjakut pretendohet se u përkasin viktimave ose të zhdukurve. Por vetëm pas analizës që pritet të përftohet nga laboratori i kriminalistikës do të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me dy persona të vrarë. Njollat dyshohet të jenë të dy viktimave. Policia e Sarandës ka ngritur disa pista hetimi, që lidhen edhe me një ekzekutim të Aleksandër Sadikajt një vit më parë në qershor, që vetëdeklarohej si ‘sheiku’ i vendit. Ka pasur disa prona ky personazh, në Memaliaj të Tepelenës. Është një person me të shkuar kriminale. Pretendohet që kemi të bëjmë me retroskeptivë të ngjarjes dhe lidhje të pistave.
Një pjesë e mirë e hetimeve janë bërë nga familjarët, nga shokët e viktimës, për të shkuar të zbardhja e ngjarjes dhe gjetja e trupave. Pretendohet se sekuestrimi i 8 automjeteve është bërë falë punës së tyre individuale dhe policia ka bërë hapa pas duke ndjekur veprimtarinë e familjarëve që kanë ditur edhe intenerarin e lëvizjes. Për Leonard Theodhorin ka një version deri tani që aludohet se ai ka qenë personi që e ka nxjerrë në pritë. Kanë qenë shokë, por ka shumë dyshime, të paktën nga familjarët e Fatmirit që Leonardi e ka nxjerr në pritë Fatmirin dhe pastaj është ekzekutuar pasi kanë pasur frikë se mund të flasë. Është një nga pistat që po hetohet.
Policia edhe për shkak të metodave speciale të hetimit, është detyruar që të lejojë të lirë veprimin e personave duke mbajtur të vëzhguar, përgjuar dhe survejuar shumë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas shkuarjes së familjarëve aty, SPAK është vënë në lëvizje. Ka pasur një presion të jashtëzakonshëm për zbulimin e ngjarjes dhe gjetjen e trupave. Në këtë çështje flitet për larje hesapesh, apo grupe kriminale.
Kam komunikuar me të tre palët në proces, familjarë, miq të viktimës, punonjës policie, që më konfirmuan faktin që tashmë kanë në dorë një provë të rëndësishme, që verifikon nëse kemi me të vrarë, apo të zhdukur, sepse ata pretendojnë që mund të jenë hedhur edhe trupat në det. A do të dalin këto gjurmë gjaku të viktimave, kjo pastaj do jetë një zbulim për policinë. Ka pasur vendosje të personave në përgjim për javë të tëra. Ka pasur shumë marrje në pyetje të personave të dyshuar. Nuk mund të themi plotësisht që policia s’ka vepruar.
Një person i arrestuar flitet se filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë. Flitet për shoferin e një Benz-i të sekuestruar, ku në videon e fundit ku është parë një nga viktimat, Fatmir Sulollari, ai shikohet me dorën jashtë në Benz, di shumë për ngjarjen. Thuhet nga SPAK se personazhi ka pranuar të flasë për Prokurorinë, për të bashkëpunuar. Kanë qenë të armatosur, do lëvizje e kanë pasur të kontrolluar. Familjarët dhe shokët kanë punuar në grup, edhe me drone. 8 automjetet mendohet se kanë shërbyer për autorët për të bërë eliminimin dhe zhdukjen e trupave. Viktima ka pasur një konflikt për pronën e tij, një disko, një pronë e madhe që gjendet në Ksamil, në Sarandë. Ajo është në rreth të kuq të hetimit. Pasi flitet që persona të caktuar kanë dashur t’i rrëmbejnë pronën. Viktima dhe autorët kanë qenë në ndërmjetësime, në bashkëpunim me persona të tjerë, qoftë zyrtarë të Sarandës, për të pasur nën kontroll çdo tjetërsim të pronës për të cilën viktima kishte investuar prej vitesh. Në Shqipëri kanë ardhur njerëz që s’vinin për shkak të problemeve ligjore me ligjin. Prezenca e personave me kontingjent penal në vend e bën edhe më të rrezikshme situatën. Sot prona që është nën hetim mbetet pa një pronar.
Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.