Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mirëqenia në Shqipëri/ Kukësi qyteti më i varfër, ja cili qytet është më i pasuri

13:07 23/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qarku më i varfër në vend, Kukësi e thelloi me tej hendekun e mirëqenies në raport me mesataren kombëtare në vitin 2019.

Sipas INSTAT PBB-ja për frymë në Kukës ishte sa 61 për qind e mesatares kombëtare dhe sa 26 për qind e nivelit të kryeqytetit. Treguesi u përkeqësua më tej në raport me vitin 2018, ku PBB për frymë në qarkun e Kukësit ishte 64 për qind e mesatares kombëtare.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 12 qarqe të vendit, 8 prej tyre e kanë PBB-në për frymë poshtë mesatares kombëtare. Në këtë grup bëjnë pjesë Kukësi me 61 %, Elbasani me 70%, Lezha me 72%, Shkodra me 72%, Dibra me 73%, Korça me 75%, Berati me 79%, Vlora me 83 % të mesatares kombëtare.

Në të kundërt vetëm katër qarqe e kanë PBB për frymë në mesatare ose mbi mesataren kombëtare. PBB-ja për frymë e Durrësit ishte e njëjtë me mesataren kombëtare, Gjirokastra me 104%, Fieri 108% dhe Tirana e ka PBB-në për frymë sa 135% e mesatares kombëtare.

Zhvillimet në PBB-në e rajoneve tregojnë për një polarizim në rritje të zhvillimit ne raport me qendrën e vendit.

Zhvillimet tregojnë se konvergjenca e rajoneve të vendit (ritmet e rritjes ekonomike) për të arritur nivelin e qendrës janë përkeqësuar me tej për rajonet e varfra. Për rrjedhojë rajoni i Veriut të vendit renditet ndër rajonet më të varfra të Europës dhe në vend që të përmirësohet po përkeqësohet me tej, shkruan Monitor.

PBB me çmime korente në Rajonin e Veriut (qarqet e Kukësit, Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit dhe Dibrës) më 2019 arriti në 389,6 miliardë Lekë ose 23,03 % ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin Veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 2,16 %. Në këtë rajon rritjen më të madhe të PBB për frymë e kishte qarku i Durrësit me 5.6 %, ndërsa uljen më të madhe qarku i Kukësit me rreth 1%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër (qarqet e Elbasanit dhe Tiranës) me 2019, ishte 835,1 miliardë Lekë ose 49,36 % ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2018, për rajonin Qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 2,28 %.

PBB me çmime korente në rajonin Jug (Berati, Fieri, Gjirokastra, Korça dhe Vlora) më 2019 ishte 467,1 miliardë Lekë ose 27,61 % ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rritje me 1,78 % . Rritjen më të madhe të PBB-së për frymë e kishte Gjirokastra me rreth 8% në raport me vitin 2018, ndërsa ritmet më të ulëta i kishte Vlora me vetëm 1.31%

Etiketa: KukesiTirana

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Kanabis, grabitje dhe medikamente të paligjshme, “terror” në Tiranë gjatë 24 orëve

Po transportonin 5 emigrantë drejt BE-së, arrestohen dy persona në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.