Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive, ndërsa 2 janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat janë evidentuar në një sërë bashkish, përfshirë Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Lezhë.

Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar dëme në një sipërfaqe prej mbi 269 hektarësh, si dhe dëmtimin e rreth 30 rrënjëve ullinj.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 45 automjete zjarrfikëse dhe 440 forca operacionale. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në ndërhyrjet e ditës së djeshme me 157 efektivë, 21 mjete dhe 2 helikopterë, të cilët kanë realizuar 5 misione ajrore.

Ndërsa ditën e sotme, FA janë përfshirë me 155 forca dhe të njëjtin numër mjetesh, duke vijuar përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve në të gjithë territorin.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë,

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

• Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, vazhdon aktiv zjarri, i cili po zhvillohet në dy vatra të shkëputura nga njëra-tjetra.
• Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Relievi shkëmbor është shumë i thyer dhe kjo e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete. Në ndihmë janë edhe 30 efektivë nga FA.

• Qarku Vlorë, në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar dje. Zjarri është shumë intensiv, me shkurre dhe fier që digjen poshtë pyllit me pisha. Flakët të ndihmuara nga era ditën e sotme përfshinë edhe kurorat e pishës duke e bërë gjendjen problematike. Në terren ndodhen edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar, i cili kreu 3 misione.
• Qarku Elbasan. Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një pyll gështenje në fshatin Shmil, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, në kufi me fshatin Gurakuq, njësia administrative Orenjë, bashkia Librazhd.

• Qarku Lezhë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Vazhdon puna për krehjen e të gjithë vatrës së zjarrit. Në operacion u bashkua dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili kreu 2 misione.
• Qarku Korçë. Në fshatin Vernik, njësia administrative Qendër Bilisht, bashkia Devoll. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke kaluar varrezat e fshatit, dhe duke shkuar pranë kufirit me shtetin grek. Vijon puna e forcave operacionale në terren për shuarjen e zjarrit.
• Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre.

Në monitorim:
• Bulqizë: Në “Livadhin e Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.
• Qarku Fier. Në fshatin Belishovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka vazhduar të mbetet nën monitorim vatra e zjarrit të ardhur nga fshati Drenovë.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 269 hektarësh të djegur dhe rreth 30 rrënjë ullinj.
Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 440 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë 157 forca nga FA me 21 mjete dhe 2 helikopterë, të cilët kryen 5 misione. Ditën e sotme nga FA në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 155 forca ushtarake me 21 mjete.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve – Sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.
Pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në të gjitha qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

Etiketa: zjarret ne vend

Të lidhura

Papa Leoni XIV apel për paqe: Të ndalet dhuna, të nxisim dialogun
Bota

Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, për të diskutuar rreth situatës dramatike...

18:25 21/07/2025
Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën
Bota

Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Një qytet i lashtë peruan, që dikur ishte një qendër e rëndësishme tregtare mbi 3,000 vjet më parë, është zbuluar...

18:14 21/07/2025
Para
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Papa Leoni XIV apel për paqe: Të ndalet dhuna, të nxisim dialogun

Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

18:25 21/07/2025
Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

18:14 21/07/2025
Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin rekorde

17:43 21/07/2025
Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën

Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia: Kujdes me trajtimin, mos e lidhni ose shponi plagën

17:26 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.