Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra zjarri të raportuara, flakët vijojnë ende në landfillin e Elbasanit

12:29 02/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 vatra zjarri, prej të cilave vetëm dy vazhdojnë të jenë aktive.

Flakët vazhdojnë të përhapen në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Sipas ministrisë, situata u përkeqësua mbrëmë në orët e vona, ku në vendngjarje u dërguan 6 automjete zjarrfikëse të rënda, 5 fadroma, një eskavator i bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të tjera të subjekteve private, të cilët punuan gjatë natës, por ende nuk kanë arritur të izolojnë plotësisht zjarrin në landfill.

Sot në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me 15 zjarrfikës nga bashkia Elbasan, 2 automjete me 10 efektivë dhe një traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Një zjarr aktiv vazhdon edhe në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, si dhe flakët kanë përfshirë një zonë me pisha në fshatin Malçan.

Për sot parashikohet nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier. Në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

NJOFTIMI I PLOTË:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, shkuan Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë me 3 automjet zjarrfikës me 10 efektivë, forca vullnetare të zonës dhe forca nga bashkiake, të cilët u angazhuan në fikjen e zjarrit, terreni e vështirëson ndërhyrjen. Gjatë natës kanë qëndruar në monitorim 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë por si pasojë e përkeqësimit të situatës gjatë natës, në mbështetje shkuan edhe 4 automjet zjarrfikës me 12 efektive nga bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Konispol. Ditën e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha dhe në mbështetje të forcave zjarrfikëse, në terren kanë shkuar edhe 6 forca nga shërbimi pyjor dhe 12 vullnetarë.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë dhe 40 efektivë me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijne deri në 40 gradë Celsius.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

Të lidhura

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 
Kosovë

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova mbetet pa institucione të reja, për shkak të dështimeve...

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë
Bota

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani ka pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, duke ndaluar hyrjen e inspektorëve të saj në objektet...

19:41 02/07/2025
Para
Grabitja e Rinasit, GJKKO jep dënimin për Talo Çelën

Grabitja e Rinasit/ Nuk apeloi në GJKKO, mbetet në fuqi dënimi për Talo Çelën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

19:41 02/07/2025
Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

19:29 02/07/2025
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

18:52 02/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.