Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

12:29 13/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht vetëm dy prej tyre mbeten aktive, ndërsa dy të tjera janë nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Zjarret janë shfaqur në zona të ndryshme, duke përfshirë bashkitë Bulqizë, Dibër, Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.

Në Qarkun e Dibrës, konkretisht në zonën e “Liqenit të Luleve” brenda Parkut Kombëtar Lurë, forcat e ndërhyrjes vazhdojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pyjet me pisha dhe livadhet aty pranë.

Për këtë operacion janë angazhuar 6 efektivë të MZSH Dibër, 5 forca pyjore, 20 punonjës bashkie, 30 efektivë nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter Cougar, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh. Puna në terren vazhdon me të njëjtat kapacitete për fikjen përfundimtare të flakëve.

Në Qarkun e Tiranës, në fshatin Zambish të njësisë administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me dushqe dhe është përhapur për shkak të erërave të forta edhe në fshatrat pranë si Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar disa herë banesat përreth.

Në terren kanë punuar Shërbimi vendor i MZSH Rrogozhinë me automjet zjarrfikës dhe efektivë, forca bashkiake, vullnetare, si dhe helikopteri i Forcave të Armatosura. Aktualisht forcat po vijojnë operacionet për fikjen e plotë të zjarrit.

Ndërkaq, dy vatra mbeten nën monitorim të vazhdueshëm. E para në Qarkun e Lezhës, në kufirin mes fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, ku forcat lokale bashkë me policinë dhe Forcat e Armatosura po krehin terrenin e pjerrët me shkurre, duke kontrolluar një sipërfaqe të djegur prej rreth 23 hektarësh.

E dyta në Qarkun e Elbasanit, në zonën e “Mal Plak” të njësisë administrative Polis, bashkia Librazhd, ku pas ndërhyrjes së Shërbimit vendor të MZSH dhe forcave vullnetare, zjarri me intensitet të ulët mbetet nën vëzhgim për t’u fikur plotësisht.

Në total, zjarret e regjistruara kanë përfshirë kryesisht zona me shkurre dhe bimësi të dendur, duke djegur rreth 79 hektarë sipërfaqe. Një rast i veçantë është regjistruar në fshatin Tarazh të njësisë administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një shtëpi private, duke shkatërruar kuzhinën dhe sallonin. Shkaqet e këtij zjarri mbeten ende të paqarta.

Për ndërhyrjet në terren janë angazhuar gjithsej 26 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë dhënë mbështetje me 60 efektivë dhe dy helikopterë Cougar gjatë ditëve të fundit.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten vetëm në Qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet e tjera nuk ka prani reshjesh.

Gjithashtu, për zjarrvëniet në pyje, sot parashikohet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, dhe nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjera. Në disa zona të lokalizuara të qarqeve Shkodër dhe Durrës rreziku mbetet gjithashtu i lartë.

Sistemi i mbrojtjes civile qëndron në gatishmëri të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke qenë i përgatitur për ndërhyrje të menjëhershme.

Në këto kushte, bëhet apel për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe djegien e mbeturinave, pasi edhe pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha për mjedisin, pronat dhe jetën e njerëzve.

Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë te shërbimet zjarrfikëse për ndërhyrje të shpejtë.

Etiketa: ministria e mbrojtes

Të lidhura

Raporti zbardh tragjedinë e Titan: Shpërthimi ndodhi nga dështimi strukturor, drejtori i OceanGate injoroi mirëmbajtjen
Aktualitet

Raporti zbardh tragjedinë e Titan: Shpërthimi ndodhi nga dështimi strukturor, drejtori i OceanGate injoroi mirëmbajtjen

Raporti përfundimtar i hetimit të Rojës Bregdetare të SHBA-së ka përcaktuar se shpërthimi katastrofik i nëndetëses turistike Titan u shkaktua...

15:33 05/08/2025
Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!
Bota

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

Ministri i Investimeve Publike në Serbi, Darko Glisić, ka pësuar një goditje të rëndë në tru mëngjesin e 5 gushtit...

14:00 05/08/2025
Para
Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raporti zbardh tragjedinë e Titan: Shpërthimi ndodhi nga dështimi strukturor, drejtori i OceanGate injoroi mirëmbajtjen

Raporti zbardh tragjedinë e Titan: Shpërthimi ndodhi nga dështimi strukturor, drejtori i OceanGate injoroi mirëmbajtjen

15:33 05/08/2025
Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

14:00 05/08/2025
Dhuna ndaj të miturit/ 3 efektivë nën hetim pas denoncimit të KSHH

U merrte para qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohet 21-vjeçari

13:32 05/08/2025
Ja kush është 36-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin me tritol ndaj “Visit të Garave”

Ja kush është 36-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin me tritol ndaj “Visit të Garave”

13:11 05/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.