Mazhoranca ashtu siç edhe ka thënë më parë është e gatshme të ulet dhe të dialogojë me opozitën, por njëkohësisht ofrojnë edhe mundësi të tjera, vetëm e vetëm që të kapërcehet kriza që ka pushtuar vendin.
E ftuar në ABC News, deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka thënë se mazhoranca do të vazhdojë jetën parlamentare dhe do të punojë për zgjedhjet vendore.
“Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është një proces politik, i cili nuk mund të jetë i thjeshtë si kjo bisedë që bëjmë ne të dyja tani. Por është një proces që patjetër duhet të ulen dhe dialogojnë. Atë gjë që Rama i thotë gjithmonë PD-së, të shtrij dorën për dialog. Është një proces dialogimi dhe nuk mund të jetë një proces në distancë komunikimi dhe nuk mund të jetë një proces ku nuk ka dialog të vërtetë”.
Megjithatë ende nuk e dimë përgjigjen që opozita do të kthejë në rastin e një ftese të mundshme për dialog.