Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miliarda euro koncesione e PPP, SPAK shënjestron ministrinë e Belinda Ballukut

19:02 09/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku/ Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi

Strategjia kryesore që po ndjekin prokurorët e posaçëm në hetimin e dosjeve të korrupsionit nëpër ministritë që qarkullojnë miliona euro përmes tenderave, është sekuestrimi i telefonave të pjesës së administratës civile.

Më pas, përmes provave, indicieve apo gjurmëve që mund të gjenden nga komunikimet e zyrtarëve të nivelit të dytë të ministrive me eprorët, apo vartësit e tyre, plotësojnë dosjen hetimore dhe në rastet kur gjenden shkelje ngrenë akuzat për zyrtarët e administratës civile të ministrisë, apo edhe vetë ministrin, apo ish-ministrin.

Kështu ka ndodhur nga hetimet që SPAK ka ndërmarrë në ministrinë e Mjedisit, atë të Financave, por edhe në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në kuadër të dosjes hetimore mbi dyshimet e keqmenaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Në shënjestër të prokurorëve të posaçëm janë dikasteret që tërheqin pjesën e luanit nga buxheti i shtetit për tendera, koncesione e kontrata PPP.

 

Por cila ministri e ka peshën e Luanit?

Ministria e Financave nuk ka publikuar raportin mbi ecurinë e koncesioneve dhe PPP-ve për vitin 2022.

Ligjërisht, ky raport duhej të ishte publikuar brenda qershorit 2023. Jozyrtarisht, Ministria e Financave thotë për Voxnews.al se vonesa me më shumë se gjashtë muaj në publikimin e këtij raporti është shkaktuar nga autoritetet kontraktore, ato që kanë dhënë dhe mbikëqyrin kontratat koncesionare dhe PPP-të, që sipas Financave nuk kanë dorëzuar ende të dhënat.

Në mungesë të raportit për vitin 2022, Voxnews.al po u referohet të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2021.

Për këtë vit, numri total i kontratave koncesionare, apo PPP raportohet 228 të tilla, nga të cilat 206 janë koncesione e kontrata PPP të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku.

Vlera e koncesioneve dhe kontratave PPP të dhëna nga Ministria e Ballukut, në total shkon në gati 5 miliardë euro, ose 75 për qind e buxhetit të shtetit të parashikuar për këtë vit.

Shifra marramendëse e parave që qarkullohen me firmë e vulë të Belinda Ballukut ka tërhequr vëmendjen e SPAK, që nën hetim ka disa koncesione dhe tendera të dhënë në fushën e infrastrukturës.

SPAK tregohet hermetik në lidhje me subjektet që janë nën hetim, por burime të Voxnews.al pohojnë se janë disa tendera që janë në fazë të avancuar të hetimeve paraprake dhe që ngrenë dyshime se zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, në rastin më të mirë kanë shpërdoruar detyrën dhe në rastin më të keq kanë qenë pjesë e një rrjeti kompanish e individësh që kanë ngritur një skemë manipulimi të ofertave në tendera publikë.

Në kuadër të këtyre hetimeve, burimet i thanë Voxnews.al se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.

Zyrtarisht, Voxnews.al nuk mund ta konfirmojë këtë lajm, por jozyrtarisht sekuestrimi pohohet nga tre burime të afërta me hetimet e nisura nga SPAK./VoxNews

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Gjykata e Lartë refuzon rekursin, inceneratori i Tiranës mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë refuzon rekursin, inceneratori i Tiranës mbetet nën sekuestro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.