Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mijëra familje pa ujë, banorët e Vlorës si në mesjetë. Dritan Leli i ka harruar qytetarët e tij

13:56 08/10/2020
Reading Time: 8 min lexim

Ashtu si në shumë qytete të Shqipërisë, edhe Vlora vazhdon të mbetet një njollë e zezë sa i përket problemit të ujit të pijshëm.

Një pjesë e madhe e qytetit nuk furnizohet ende me ujë.

Ndër lagjet që mbetet deri më tani problem janë: Llonxhë, Partizani, Topana, Pavarësia, Lirimi, 11 Janari e Karabashi.

Ata kanë gjetur si zgjidhje blerjen e ujit të pijshëm në markete, ndërsa ujin për të larë e blejnë tek botet që vijnë 3 herë në javë.

Porta Vendore kreu një vëzhgim disa mujor në këto lagje, ku situata është kaotike dhe ku pavarësisht ankesave të vlonjatëve, gjërat ende nuk kanë ndryshuar.

Vlora edhe pse një ndër qytetet e njohur më tepër për turizmin dhe destinacionet që ofron, në anën tjetër të medaljes po njihet edhe për problematikën e madhe të mungesës së ujit të pijshëm, edhe pse në vitin 2020.

Në këtë qytet nuk kanë fund zonat pa ujë, lagje të tëra që prej vitesh nuk furnizohen. Mund të themi se është ndër qytetet, i cili e vuan këtë problem e asnjëherë nuk gjen zgjidhje.

Në vëzhgimin disa mujor të bërë nga Porta Vendore rezulton se problemi është i njëjtë, pavarësisht se në çfarë zone të Vlorës ndodhesh.

Lagjja Pavarësia

Në lagjen “Pavarësia”, e cila ndodhet në zonën e Skelës, banorët janë tejet të revoltuar nga mungesa e ujit të pijshëm. Banorët e pallatit “1234”, në lagjen “Pavarësia” kanë protestuar disa herë, duke dalë nga banesat e tyre e duke mbushur sheshin, ndërsa ankesat e shumta të këtij komuniteti kanë shkuar kundrejt ujësjellës kanalizimeve si dhe Bashkisë Vlorë.

Të blesh një apartament në këtë zonë do të duhej të shpenzosh një shifër të konsiderueshme parash, teksa çmimet variojnë deri në 1500 euro për metër katror, ndërsa nga ana tjetër, banorët hasin probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.

Lagjja Topana

Por situata nuk ndryshon as më në qendër, ku në vëzhgimin u zhvendosëm pranë “Sheshit të flamurit”, monumentit historik të Vlorës. Aty ndodhet lagjja “Topana”, një zonë malore, por me një ballkon që servir një pamje të mrekullueshme të Vlorës.

Problemi i vetëm?! Uji vjen diku rreth 15 minuta në ditë, teksa në pjesën më të madhe të lagjes ka banesa që nuk kanë ujë fare. Në banesën e zonjës Fatbardha Pulaj, uji vjen vetëm 15 minuta dhe bëhet fjalë për orën 5 të mëngjesit. Asaj i duhet të zgjohet rreth orës 4:30 të mëngjesit e të presë ardhjen e ujit, por kjo rutinë është kthyer në një shqetësim për të.

Sipas zonjës Pulaj, në aq pak minuta nuk mund të mbushet një kovë ujë, e jo më të furnizohet kjo familje përgjatë gjithë ditës, kështu që duhet të mbushet ujë dhe diku tjetër

Ajo rrëfen se në kohë fushate pushtetarët nuk kursehen në premtime, por në kaq vite demokraci problemi i kësaj lagje, si i shumë të tjerave në Vlorë, së paku me problemin e ujit të pijshëm nuk është zgjidhur.

Distanca në vijë ajrore nga Bashkia e Vlorës, nuk është më tepër se 200 metra për lagjen Topana, e sërish është neglizhuar ky problem.

Lagjja Karabash, 50m larg bashkisë

Po sikur të afrohemi ende më tepër me këtë institucion? Vëzhgimi i Portës Vendore vijon në lagjen “Karabash”, e gjendur vetëm 50 metra larg bashkisë, teksa zhvendosemi në rrugicën majtas. Sapo futemi në lagje, një rrjetë tubacionesh të vendosura në tokë e në mur, të jep idenë se banorët janë të furnizuar së tepërmi me ujë, por kur takojmë ata realiteti është komplet i kundërt.

Duke u zhvendosur përreth 30 metra pranë shkollës “Teli Ndini”, një banor i cili zotëron një subjekt, pohon se biznesi i tij nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Ai nuk dëshiron të prononcohet me emër, por konfirmon mungesën e ujit, gjendje e cila vijon të jetë kështu prej kohësh. Banor në këtë lagje është dhe Bujari, i cili prej 10 ditësh blen vazhdimisht botin me ujë. Para pak kohësh bëri kërkesë në zyrat e ujësjellësit, të cilët reaguan duke dërguar inxhinierët dhe punonjësit e tjerë të cilët bënë vëzhgimet në terren. Me financat e tij hapi kanalin, vendosi tubin e ri deri në banesën e tij, por sërish nuk furnizohet me ujë.

Lagjja Lirim

Duke u zhvendosur në rrugën që të çon drejt hyrjes së qytetit, 250 familje janë pa ujë dhe bëhet fjalë për lagjen “Lirim”. Nga hyrja e lagjes e deri në dalje të saj janë të shumtë banorët që pohojnë se nuk kanë pikë ujë në banesat e tyre, por e kanë humbur shpresën se do të ketë zgjidhje. Vasili është një banor ndër më të vjetrit të kësaj lagje. Në bisedën me të bie në sy dhe vështirësia ekonomike që familja po përballet, e më tej duke mos pasur edhe ujë situata rëndohet edhe më shumë. Nuk ka se ç’zgjidhje tjetër të marrë veçse me biçikletë e me bidonët 6 litërsh në të i drejtohet burimit të ujit të ftohtë apo tek zona e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, ku një çezmë uji u jep mundësi të mbushin disa litra.

Gjendja e vështirë ekonomike e detyron që ato pak të ardhura që vijnë nga ndihma ekonomike t’i shpenzojë për të blerë bukën, e nuk ka mundësi të paguajë taksat mujore. Krahas Vasilit, i cili ka rolin e kryefamiljarit, ka dhe shumë banorë të tjerë që ndajnë të njëjtin shqetësim, por ndihen të frikësuar të prononcohen, pasi disa punojnë në institucione vendore e të tjerë kanë ndonjë aktivitet tregtar dhe u lëshohen në kurriz tatim taksat. Shpeshherë ndodh që personat të cilët ngrenë zërin, të gjobiten apo të merren masa ndëshkuese ndaj tyre. Kjo ka bërë që të jetë e vështirë të dëgjohet zëri i banorëve të lagjes “Lirimi”.

Lagjet Partizani dhe Llonxhë

Kaos i vërtetë është dhe në lagjen “Partizani” dhe “Llonxhë“. Pandemia i gjeti këta banorë pa ujë, sezoni veror po ashtu. Viti 2020 nuk ka sjellë asnjë pikë ujë në çezmat e tyre. Këto dy lagje të japin idenë e një kodre, për shkak të vendndodhjes së tyre, pasi janë në zonë malore. Në drejtim të spitalit rajonal Vlorë, në pjesën jugore shfaqen këto dy lagje, të cilat janë ndër më të varfrat e qytetit bregdetar. Prej më shumë se 15 vitesh banorët nuk kanë ujë, teksa një pjesë e madhe e tyre shprehen se nuk kanë pasur kurrë ujë. Të dëgjosh për herë të parë për një banesë që s’ka pasur kurrë ujë, duket e pabesueshme, por nëse shkel në “Llonxhë” pamja që shfaqet të heq çdo dyshim.

Situata vazhdon të jetë kaotike edhe në lagjen Partizani ku prej më tepër se 15 vitesh vuan problemet me furnizimin normal me ujë. Porta Vendore rreth 3 muaj më parë ngriti shqetësimin e familjeve të kësaj lagje, ndërsa ata tregonin se kjo është një ngjarje që përsëritet çdo vit, dhe ndërprerja e ujit të pijshëm është bërë një ritual i ditur për ta.

Revolta në këto dy lagje është shumë e madhe, por asgjë krahasuar me gjendjen e mjerueshme në të cilën banorët jetojnë. Fëmijë të vegjël me bidonë bosh në duar pohojnë se duan ujë, e është kjo një lutje për të gjithë ata persona, të cilët mund t’i japin një zgjidhje këtij problemi dhjetëravjeçar. Zana, nënë e njëkohësisht gjyshe e dy nipërve tregon se ka 16 vjet pa ujë. “Në pandemi, verë, dimër, banesa ime nuk furnizohet kurrë edhe pse jam taksapaguese e rregullt”, tregon ajo për Portën Vendore.

Lagjja “11 Janari” ose e njohur ndryshe si Pusmezini në qytetin e Vlorës është lënë gjithashtu në harresë nga bashkia. Për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe ujit të pijshëm, kjo zonë po shkon drejt shpopullimit. Sikur të mos mjaftonin këto probleme, prej një jave bashkia nuk po pastron as mbetjet urbane në këtë lagje.

“Nuk kemi ujë, nuk kemi asgjë. Vdiqëm fare me këtë shtet e këtë papërgjegjshmëri totale të institucioneve. Jemi ankuar e stër-ankuar dhe asgjë s’ka ndryshuar. Jemi të lodhur. Duam ujë, duam rrugë, duam të na pastrojnë mbetjet, pasi jemi taksapagues të rregullt. Nuk duhej kurrsesi kjo lagje të lihej në mëshirë të fatit gjithë këto vite. Jemi bërë për të ardhur keq”, tha një banor i saj për Portën Vendore. Mbi 300 familje përballen çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe pavarësisht ankesave në bashkinë e Vlorës nuk ka pasur asnjë reagim nga ky institucion.

Pusmezini është ndër lagjet kryesore të këtij qyteti, por me ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë, ajo është lënë në harresë nga bashkia. Kjo zonë edhe pse është një nyje lidhëse apo e përshkueshme edhe nga turistët që zgjedhin të vizitojnë këtë qytet, sërish kjo nuk e shqetëson Bashkinë, për të ndërhyrë qoftë edhe me pastrimin e mbetjeve.

Në dimër, uji i shiut është “shpëtimi” i vetëm ku vendosen kova bosh në zonat ku ai pikon, duke i mbushur e më pas përdoret për tu larë. Metodë kjo që mund të jetë përdorur para shumë dekadash, por në Vlorë është diçka krejt normale. Për sa i përket ujit të pijshëm, familjarët e zonjës mbushin ujë në burimet e qytetit ose e sigurojnë duke e blerë në market.

 

E pyetur nga Porta Vendore mbi situatën e furnizimit me ujë në qytet, Bashkia Vlorë tha se:

“Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës paraqitet normale me disa problematika në zonat fundore, ku përfshihen dhe lagja “Partizani”, “Karabash” dhe “Lirim”. Për këto lagje është bërë projekti me vlerë 219,254,437 lekë me TVSH. Ky projekt ka kaluar në bashki si projekt prioritar dhe jemi në pritje të financimeve për realizimin e tij”.

Ndërkohë i  pyetur nga Porta Vendore, drejtori i ri i Ujësjellësit Vlorë, Shkëlqim Leskaj, i cili ka rreth 1 muaj e gjysmë që e ka marrë këtë detyrë, i pranon problematikat që kanë zonat e vëzhguara nga Porta Vendore nëpër qytet. Ai thotë se objektivi i tij është që të ketë sa më shumë investime në zonat problematike ndërsa është duke hartuar një program të detajuar për menaxhimin e punës në terren dhe për një arkëtim më të madh nga ky institucion.

“Ato që kam konstatuar unë si probleme kanë të bëjnë kryesisht më amortizimin e rrjetit, si dhe humbjet në rrjet gjatë pikut të thatësirës, ku pjesa më e madhe e zonave periferike duke qenë pa sahat dhe duke u mjaftuar vetëm me një afrofe 2 mijë lekë të reja, e shpërdorojnë ujin, duke lagur bahçen. Ne e marrim ujin nga pompat në depo dhe kemi një humbje prej 40% në rrjet nga ky proces. Është folur dhe pritet financimi i një projekti nga KFË gjermane, që do të nisë në mars të 2021 e do të përfundojë në verë për të bërë kalimin normal të rrjedhës së ujit që të mos kemi më këtë humbje në rrjet. Përsa i përket amortizimit në rrjet duhet thënë që nuk janë bërë investimet siç duhen”, thotë Leskaj për Portën Vendore, ndërsa premton se shumë shpejt do të fillojë pajisja me matës në zonat periferike të qytetit të Vlorës dhe aksionet për ndërprerjen e ujit të pijshëm ndaj abonentëve, të cilët nuk e paguajnë këtë shërbim.

“Ne mezi mbajmë mirëmbajtjen me atë buxhet që kemi, pasi arkëtimet i kemi në nivele shumë të ulëta, vetëm 47 % të arkëtimeve mbledhim. Ndaj duhet disiplinim edhe i abonentëve për të rritur arkëtimet. Ndërsa për projekte madhore ne varemi nga AKUM, nëse ata mund të na japin ndonjë buxhet për investime specifike”, përfundon ai.

Investimet e deritanishme nga Bashkia Vlorë për ujin e pijshëm në qytet në këtë mandat të dytë të kryebashkiakut Dritan Leli kanë qenë të pakta. Ashtu siç raportohet edhe nga Platforma Open Procurement, në qershor të vitit 2017 SHA Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka kryer një investim prej 7,3 milion lekë për zëvendësimin e tubove të ujësjellësit në rrugën e re nga Akademia te 7 pallatet. Në nëntor të 2017 me një fond prej 1,4 milion lekë është kryer zgjerimi i Rrjetit të Ujësjellësit në Lagjen “ Kushtrimi”, Vlorë. Ndërsa në janar të 2018, projekti i rikualifikimit në zonën urbane pranë qendrës së qytetit përfshinte edhe “Rikonstruksionin e Linjës së Ujësjellësit Vlorë, Ujëra të Bardha dhe të Zeza”, me një fond prej 20 milionë lekë. Pra, që pas reformës territoriale, Bashkia Vlorë ka shpenzuar rreth 29 milionë lekë të reja për ujësjellësin, por duke mos sjellë asnjë ndryshim të dukshëm, e duke i lënë njerëzit në kërkim të ujit.

/Burimi: Porta Vendore/GazetaReforma.com/

Etiketa: bashkia vloredritan leliuje

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para

Zgjedhjet e kandidatëve në PD, anëtarësia e Lushnjës voton për 20 emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.