Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“M’i vrau Ardian Gjeloshi!”, Vajza e Gjovalin Prendit akuzon me emra pas vrasjeve

20:17 22/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi në mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë, familja Prendi ka dalë me një apel të fortë publik, duke përmendur emra konkretë si përgjegjës të masakrës që i mori jetën kryefamiljarit.

Viola Prendi, e bija e viktimës, deklaroi publikisht: “Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar.” Ajo akuzoi drejtpërdrejt Ardian Gjeloshin dhe të birin e tij, Klajd Gjeloshi, si organizatorë të vrasjes së të atit dhe të vëllait, Sidorel Prendit, i njohur gjithashtu me emrin Roan Brahimi.

Kjo është humbja e katërt brenda një dekade për familjen Prendi. Në 19 shkurt 2014 u vranë Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca. Më 9 maj të vitit 2024, në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, ndërsa më 17 prill 2025, babai i tij Gjovalini u vra në Shqipëri. Viktima kishte shpresuar se drejtësia do të vepronte për humbjen e të birit dhe nipave, por autorët e krimeve paraprake mbetën të paidentifikuar.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu,” tregoi Viola, duke përjashtuar mundësinë e kërcënimeve paraprake ndaj babait të saj.

Vetëm një orë pas vrasjes së Gjovalinit, në Tiranë ndodhi një atentat me katër të plagosur, ku u dyshua se objektiv ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit. Megjithatë, familja e mohon këtë pistë, pasi e veja ndodhej në Lezhë në atë moment. Sipas Violës, kjo ngjarje ka lënë pasoja të rënda psikologjike te fëmijët e familjes: “Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme.”

Policia ka ngritur hipotezën se vrasja e Gjovalin Prendit mund të ketë lidhje me të kaluarën e të birit të tij, Sidorel Prendi, i cili dyshohet jo zyrtarisht për ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Brilant Martinajt dhe vrasja e Gentjan Bejtes. Por familja hedh poshtë këto lidhje, duke theksuar se gjithçka nisi nga një konflikt banal për një femër.

“Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici,” theksoi Viola Prendi.

Ajo mohoi gjithashtu përfshirjen e të vëllait në krimet e përfolura në media. Sipas saj, Sidorel Prendi kishte njohje me Ervis Martinajn, por nuk ishte në konflikt me të. “Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkën,” sqaroi ajo.

Familja Prendi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjeve që i kanë shkaktuar humbje të njëpasnjëshme ndër vite dhe kërkon që drejtësia të veprojë pa vonesë ndaj autorëve që ata i kanë përmendur me emra.

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para
“Conclave”: Filmi që zbërthen politikën e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut

“Conclave”: Filmi që zbërthen politikën e Vatikanit pas vdekjes së Papa Françeskut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.