Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër publike anëtarëve, simpatizantëve dhe Kryesisë së Partisë së Lirisë, ku i bën thirrje të nisin protesta paqësore periodike para SPAK.
Kjo thirrje vjen për të denoncuar, sipas tij, manipulimet skandaloze në dosjen kundër tij dhe për të nxjerrë në pah aferat që ai pretendon se Edi Rama ka ndërlidhur, të cilat, sipas Metës, SPAK nuk po i heton.